Zbulohet plani i fshehtë i Ramës për Teatrin: do të prishë pedonalen dhe Parlamentin, gati Kullat te Namasgjaja

Plani i rrëzimit të Teatrit Kombëtar është një mekanizëm djallëzor që fsheh interesa të tmerrshme që do ta kthejnë qendrën historike të Tiranës në një monstër kullash.



Pamfleti ka zbuluar prapaskenat e të gjithë planit që është hartuar për të gjithë zonën përreth Teatrit Kombëtar.

Deri tani debati është përqëndruar në Kullat që pritet të ndërtojë kompania Fusha në territorin ku sot ndodhen dy teatrot: Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Çuditërisht nuk po flitet fare për këtë të dytin, i cili ka një hapësirë jot ë vogël territori.

Por kleçka fshihet në pjesën e djathtë të rrugës.

Plani është që pas ndërtimit të kompleksit të teatrit Kombëtar, pedonalja “Murat Toptani” të kthehet në rrugë makinash, ndërkohë që Parlamenti të shembet dhe të ndërtohet një apo disa kulla përreth.

Madje, ka gjasa që të vihet dorë edhe në Galerinë e Arteve pasi selia e PAD-së është paraparë që të prishet.

Loja ka lidhje me ngrirjen e pasurisë së fushës së zezë të Hotel Dajtit, të cilën që në vitin 2011 e kanë marrë oligarkët Samir Mane dhe Aleksandër Frangaj.

Pra bëhet fjalë për një plan shumë, po shumë të madh që parashikon edhe prishjen e ish-godinës së PD-së, sot pronë e bashkisë së Tiranës, ku ka zyrat dhe Bamir Topi, edhe prishja e ish-Hotel Drinit që është degraduar jo pa qëllim, bashkë edhe me vilën “Sarajet”.

Pra nuk bëhet fjalë për një kompleks, por për ty komplekse.

Në lojë janë future shumë grupe të mëdhenj interesash, të cilët po nxisin sherrin në mënyrë që të mos marrë firma Fusha  e vetme kafshatën e teatrit, porn ë një dorë të bëhet shpërndarja e lejeve për të gjithë edhe majtas rrugës Murat Toptani edhe djathtas saj.

Me anë të një makinacioni perfid, Edi Rama po tenton të fusë në grackë Veliajn por i gjithë plani është i hartuar nga kryeministri dhe oligarkët rreth tij.

Nëse ky plan ogurzi arrin të dalë mbi ujë, atëherë Tirana përfundimisht heq dorë nga plani italin i Bosio-s, duke shkatërruar tërë qendrën e saj monumentale dhe historike.

Zemra e saj kthehet në një Frankeshtajn kullash të frikshme…Pamfleti/

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.