Bota13 Prill 2019, 11:46

Zbulohet shkaku i ‘përçarjes’ mes Mimoza Kusari-Lilës e Ilir Dedës

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet shkaku i ‘përçarjes’ mes Mimoza

Zbulohet shkaku i 'përçarjes' mes Mimoza Kusari-Lilës e Ilir Dedës

Pas disa përplasjeve publike, kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Ilir Dedës me Partinë Socialdemokrate, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mes saj dhe bashkëpartiakut Ilir Deda nuk ka akuza e kundërakuza, por ka vetëm ndryshim të mendimeve në raport me ngjarjet e rëndësishme për Kosovën.

“Kjo është pjesëmarrja në dialog ose në ekipin negociator, dhe kjo është diferenca kryesore. Diçka tjetër në ndërkohë nuk ka pasur, pasi Ilir Deda nuk ka qenë fare pjesë as e takimeve, as e forumeve të Alternativës. Ndërsa ne vazhdojmë në frymën liberalo-demokrate dhe me aktivitetet që kanë qenë shumë të ngjeshura këta muajt e fundit”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Pavarësisht këtyre, Kusari-Lila ka thënë se subjekti që ajo drejton do të vazhdojë të funksionojë tutje. “Se a do të jetë ai në Alternativë mbetet pyetje vetëm për Ilirin, për shkak se për ne është shumë e qartë që Alternativa vazhdon dhe natyrisht se vendimet janë procese demokratike, por jo individuale dhe të njëanshme”, ka shtuar ajo, shkruan tutje Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë gazeta “Zëri” ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Deda, mirëpo ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë./ZËRI

Rajoni ekipi negociator Ilir Deda Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila