Aktualitet 2 Tetor 2019, 18:43

Zbulohet shkresa sekrete në kasafortën e Enverit: Duhet prishur fejesa me Silva Turdiun. Djali shkonte me një k*rvë

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet shkresa sekrete në kasafortën e Enverit: Duhet prishur fejesa

Zbulohet shkresa sekrete në kasafortën e Enverit: Duhet prishur fejesa me Silva Turdiun. Djali shkonte me një k*r.vë

Në bisedën e parë me Mehmet Shehun për krushqinë e papërshtatshme që kishte bërë, Enver Hoxha, duke i kujtuar ceremoninë e pagëzimit të saj, nuk harron t’i përmendë se një moment e ka futur dhe atë në një situatë komprometuese.

“Ne u gëzuam për fejesën, pa ditur gjë për krushqinë, të erdhëm në shtëpi, – i drejtohet ai Shehut, – u përqafuam, madje bëmë fotografi me nusen, pa menduar që kjo pozë mund të vejë në Nju Jork e të na nxjerrë sytë”. Përtej këtij momenti, pjesa në vijim e rrëfimit të Hoxhës për Ramiz Alinë e Hekuran Isain për çfarë ka debatuar me Mehmetin në takimet konfidenciale të 11, 12 dhe 13 shtatorit 1981, shtjellon të tjera detaje të konsumuara në ato takime të panjohura. Ai vë në vëmendjen e kolegëve se historia e lidhjes nuk ka qenë diçka e rastit, pasi djali i Shehut, sipas tij, njihet në gjithë Tiranën për sjellje imorale dhe qëndrime poshtëruese ndaj vajzave.

I gjendur përballë këtij fakti, në logjikën e Hoxhës, Mehmeti ka gjykuar ta celebrojë sa më shpejt fejesën e tij me Silva Turdiun. “Dhe ra nga shiu në breshër”, thekson Enveri dhe teksa vazhdon në këtë qasje nuk harron të shtjellojë për miqtë e tij dhe një detaj të denjë për gojët e përdala: Mehmeti e largoi djalin nga një kurvë për ta lidhur me vajzën e Qazim Turdiut?!

Sakaq, ish-kreu i Partisë kujton se Shehu ka probleme të këtij lloji dhe me fëmijët e tjerë, sidomos me Bashkimin dhe nusen e tij, që frekuentojnë gati përditë mjediset e hotel Dajtit dhe lokaleve të tjera të destinuara për të huajt. Në aq sa shprehen Alia e Isai, jo vetëm që bien dakord me gjykimin e Njëshit, por janë të mendimit që një çështje e tillë duhet bërë objekt diskutimi në të gjitha forumet e Partisë, për të nxjerrë të plotë përgjegjësinë e Mehmetit dhe të gruas së tij, e cila asokohe kryente detyrën e drejtoreshës së shkollës së Partisë…/panorama/

Dossier Zbulohet shkresa sekrete në kasafortën e Enverit: Duhet prishur fejesa me Silva Turdiun. Djali shkonte me një k*rvë