Categories: Politike

Zbulohet skandali, Basha kërkon me çdo kusht të shkatërrojë protestën e studentëve! Dalin bisedat në WhatsApp

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën po tentojnë me çdo kusht të shkatërrojnë protestën e studentëve, ashtu siç bënë me protestën e banorëve të Astirit për projektin e zgjerimit të Unazës së Re.

Prej ditësh, Basha është përpjekur të çojë te studentët eksponentë të PD, por ata janë përzënë nga të rinjtë, të cilët janë të vendosur për të rrëzuar ministren Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama pa praninë dhe mbështetjen e asnjë force politike.

Por, edhe pse janë injoruar dhe përzënë nga studentët, Basha ka gjetur mënyra të tjera për t’u bërë pjesë e protestës. Këtë radhë, ai ka tentuar të përfshihet në një mënyrë të ulët dhe skandaloze, e cila i ka dalë në shesh.

Skandali i Bashës, që i nxin edhe më shumë fytyrën dështakut më të madh politik të PD, është zbuluar përmes disa bisedave në WhatsApp, ku tregohet qartë mënyra si tenton ai dhe ‘veglat’ e tij në parti të funsin hundët te protesta studentore, që po triufmon, teksa ka zbythur qeverinë Rama dhe e ka kapur atë mat.

Përmes këtyre mesazheve, të cilat po i sjellim të plota më poshtë, tregohet se si eksponentë të PD, të urdhëruar nga Lulzim Basha, po tentojnë të paguajnë autobusë, që të sjellin studentë nga rrethet për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit.

Mesazhet janë publikuar pasditen e sotme në mediat online, ku thuhet se Partia Demokratike iu ka paguar studentëve autobusë për t’i sjellë në Tiranë. Në fakt, studentët deri më sot kanë refuzuar të politizojnë protestën, duke mos lejuar asnjë lloj elementi politik të bëhet pjesë e nisëm së tyre, ndaj dhe me shumë gjasa edhe ditën e nesërme të rinjtë nuk do të pranojnë kërkesën e PD, e cila po tenton të shfrytëzojë çdo rast për të treguar veten.

Se sa do lejohen partitë të hyjnë në protestë, nuk dihet, ama ajo që dihet është që PD po paguan transportin e tyre për t’I mbledhur ata në kryeqytet!



Loading...
Loading...
Loading...

Share
xheni

Recent Posts

“Si cjapi te kasapi”/ Mirë protesta, por cili është fundi?

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje…

28 mins ago

S’duron më, largohet portieri i Real Madridit

Kiko Casilla largohet nga Real Madridi tri vite e gjysmë pas kthimit të tij, me destinacion Anglinë. Portieri spanjoll bashkohet…

42 mins ago

“Përgjegjës i një serie përplasjesh, gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin”, si përfundoi Klement Balili në emrin më të lakuar

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar? Në prill të 2016,…

47 mins ago

“Çfarë gabimesh ke bërë?” Përgjigjet Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef…

1 hour ago

Skënderbeu bën afrimin e dytë, Shehi i habit të gjithë

Skënderbeu ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Trajneri Orges Shehi ka afruar nga ekipi i të rinjve…

1 hour ago

“Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë'”

Shkrimtari Kim Mehmeti është një zë  i fuqishëm  kritik në arenën rajonale shqiptare. Së fundmi ai nuk kalon ps komentuar…

2 hours ago