Kulture23 Mars 2019, 15:19

Zbulohet skema e mashtrimit të reklamave, “vriste” baterinë e telefonave “Android”

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet skema e mashtrimit të reklamave, "vriste" baterinë e telefonave "Android"

Një raport i ri ka zbuluar një skemë masive të “mashtrimit të reklamave”, që mashtroi kompanitë e marketingut dhe harxhoi bateritë e smartfonëve të përdoruesve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Skema funksiononte përmes banerave të rrejshme të reklamave që ishin fshehur pas banerave të reklamave të ligjshme në aplikacionet Android. Krijuesit e aplikacioneve të Android morën ankesa nga përdoruesit se bateria e tyre po harxhohej shumë shpejtë si arsye e përdorimit të tyre, por ata vet nuk e dinin se ku qëndronte problemi. Pastaj u zbulua se ka reklama të fshehura të cilat po “vrisnin” bateritë e telefonave.

Këto reklama nuk janë shikuar nga askush pasi ishin të fshehura, duke bërë që edhe kompanitë të humbasin paratë e tyre pasi kishin investuar për reklama që dukeshin.

Mashtruesit, që kanë arritur të hakonin aplikacionet e Android, thuhet se kanë përvetësuar mijëra euro.

Teknologji Android Bateria mashtrim