Zbulohet vota e Shqipërisë për Botërorin e 2026, ja për kë votoi Duka

Botërori i vitit 2026 do të mbahet në Amerikë. Kanadaja, Amerika dhe Meksika do të bashkojnë forcat për të dhuruar një super shfaqje. Gjithçka është e konfirmuar, por tashmë janë bërë publike dhe votat. 



Në këtë garë ishin konkurrentë Maroku dhe 3 shtetet amerikane. Në fund fitoi bindshëm kandidatura amerikane, por a e dini për këtë votoi Shqipëria? Federata jonë votoi për Marokun. Një çmenduri, nuk e dimë me çfarë kriteresh votoi Duka për shtetin afrikan, por nuk besojmë se u nis vetëm nga vizita që pati nga delegacioni maroken. 

Kjo votë u pa e gabuar dhe politikisht, pasi ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar duke akuzuar Ramën dhe Dukën për votën anti-amerikane. Arsyet e votimit të Marokut i di vetëm Duka…

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.