Bota17 Korrik 2019, 16:15

Zbulohet zanafilla e qytetërimit tonë modern

Shkruar nga Pamfleti

Një vendbanim i madh prehistorik, i zbuluar nga arkeologët izraelitë, në afërsi të Jeruzalemit, na ofron një pasqyrë të re mbi evolimin e qytetërimit rreth fundit të epokës së gurit.

Vendbanimi 9,000-vjeçar, është zbuluar gjatë studimit të zonës përpara ndërtimit të një autostrade të re. Ky vendbanim është ndër më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë, tha të martën Autoriteti i Antikitetit në Izrael.

Arkeologët vlerësojnë se në atë vend jetonin rreth 2.000 deri 3.000 njerëz, të cilët e krahasojnë me një qytet sipas standardeve moderne. Qytetërimi antik është shtrirë në dhjetëra hektarë afër atij që sot është qyteti i Motzës, rreth pesë kilometra në perëndim të Jeruzalemit.

Para zbulimit, besohej gjerësisht se e gjithë zona ishte e pabanuar në atë periudhë, gjatë së cilës njerëzit po largoheshin nga gjuetia për mbijetesë, duke u drejtuar një mënyrë jetese më të sigurt që përfshinte bujqësinë.

“Ky është ndoshta gërmimi më i madh i kësaj periudhe kohore në Lindjen e Mesme, e cila do të lejojë studiuesit të avancojnë me hapa përpara, vetëm nga sasia e materialit që jemi në gjendje të gjejmë dhe ruajmë nga ky zbulim”, i tha Reuters-it, një arkeolog nga Autoriteti i Antikitetit të Izraelit,

“Gërmimet nxorën në dritë ndërtesa të mëdha, rrugica dhe vende varrimi, dëshmi për një nivel relativisht të avancuar të planifikimit”, thanë Autoriteti i Antikitetit në një deklaratë.

Ekipi gjithashtu gjeti hambaret e magazinimit që përmbanin sasi të mëdha bishtajore, veçanërisht thjerrëzat, fara e të cilave janë ruajtur mrekullueshëm përgjatë mijëvjeçarëve.

“Kjo gjetje është dëshmi e një praktike intensive të bujqësisë”, sipas deklaratës. “Kafshët e gjetura në vend, tregojnë se banorët e vendbanimit 9,000 -vjeçar u bënë gjithnjë e më të specializuar në mbajtjen e deleve, ndërsa përdorimi i gjuetisë për mbijetesë u zvogëlua gradualisht”.

Pjesë e zbulimit ishin edhe veglat e flintëve, duke përfshirë mijëra shigjeta, boshte për prerjen e drunjve, brinjëve dhe thika. /Përshtati nga Reuters, Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Zbolohet zanafilla e qytetërimit tonë modern Zbulohet zanafilla e qytetërimit tonë modern