Politike16 Nëntor 2018, 12:37

Zbythet më në fund Ilir Meta, merr vendimin e madh për Sandër Lleshin, gati firma përfundimtare

Shkruar nga Pamfleti
Zbythet më në fund Ilir Meta, merr vendimin e madh për

Zbythet më në fund Ilir Meta, merr vendimin e madh për Sandër Lleshin, gati firma përfundimtare

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka marrë vendimin e papritur lidhur me vendimin për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Këtë mesditë, teksa i kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit kushtetues, Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit si gjeneral.

Ky vendim i hap rrugë dekretimit të Lleshit si ministër i Brendshëm nga Presidenti Meta, i cili e mbajti peng për disa javë me radhë. Vendimi i Metës ka ardhur pas presionit dhe ultimatumit nga SHBA dhe BE për të dekretuar Lleshin si ministër, duke e cilësuar të pastër figurën e tij. 

Njoftimi i presidencës:

DEKRET

PËR

NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Politike Ilir Meta Sandër Lleshi