Sport22 Shtator 2018, 21:11

Ze Maria e ka me ekipin e tij: Kishim frikë të fitonin!

Shkruar nga Pamfleti
Ze Maria e ka me ekipin e tij: Kishim frikë të fitonin!

Tre trajnerë me valixhe në duar, java e tretë vendimtare për Kostic, Ze Marian dhe Cungun

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, foli pas ndeshjes së barazuar me Tiranën. Ai mendon se skuadra e tij duhet të fitonte dhe u shfaq frikacake në fushën e lojës. “Sot kishim frikë të fitonim ndeshjen. Sa për barazimin nuk e kam menduar se është rezultati i drejtë i ndeshjes, as para ndeshjes, as gjatë saj dhe as tani pas përfundimit. Pasi ne dominuam dhe ishim në avantazh për gjatë të gjithë lojës.

“Mendoj se duhej të kishim luajtur më shumë. Filozofia ime është që të luajmë në ofensivë, dhe të tentonim të shënonim gol, por ekipi u tërhoq dhe i dha mundësi kundërshtarit që të ushtrojë presion. Kjo ndeshje ndryshon nga sfida me Partizanit, pasi derbi është ndeshja më e lehtë në të gjithë botën, sepse të gjithë futbollistët duan të luftojnë”, komentoi tekniku brazilian bardheblu.

 

Sport Tirana Ze Maria