“Perandorit” anti-SHBA të Presidencës, i ç’gradohet “ushtari besnik” në Kushtetuese/ Rënia e ish-prokurorit me pasuri të dyshimta e lidhje me trafikantët; që kaloi “rrjetën e parë të “Veting”-ut, me relacion fals të kryetares së KPK-së, Genta Bungo (Tafa), ortake me vëllain e Fatmir Xhafës, në biznesin e zyrave përmbarimore kriminale
Pas 17 vitesh si prokuror dhe pas 1 muaji, në detyrë si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dekretuar nga presidenti Ilir Meta; prokurori Besnik Muçi, u hodh në “koshin e zaganjorëve”, si i pa parështatshëm, për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë së re për 15 vite; duke i dhënë të drejtën, të ritkthehet në sistem në moshën 62 vjeç.
Në datën 16 tetor 2019, prokurori Besnik Muçi, u dekretua nga Presidenti Ilir Meta, në postin Anëtar i Gjykatës Kushtetuese; por ky dekretim “Alla Lalz”, ishte në shkelje të plotë të Kushtetutës; mbasi për Besnik Muçin, nuk ishte kryer faza e dytë dhe e fundit e “Veting” në KPA, ankimuar prej ONM-SHBA.
Mirëpo Ilir Meta, për të përshpejtuar dhe garantuar, kapjen e Gjykatës Kushtetuese me “ushtarë besnikë”, dekretoi prokurorin Besnik Muçi, duke shfrytëzuar “pastërtinë”, që i Muçit i dha në fazën parë të “Veting” me relacion fals; kryetarja e KPK-së, Genta Bungo (Tafa), ortake me vëllain e Fatmir Xhafës, në biznesin e zyrave përmbarimore kriminale.
Tashmë, që KPA faktoi provat e paraqitura nga ONM-SHBA e të fshehura nga kryetarja e KPK, Genta Bungo (Tafa); i dekretuari Besnik Muçi, u përzu nga Gjykata Kushtetuese e nga drejtësia; por gjithsesi la prapa, një “gjurmë historike”: bashkë me shefen Vitore Tusha, ka njohur si anëtare të kësaj gykate, Marsida Xhaferllarin e dekretuar nga Ilir Meta.
Pas shkarkimit, Besnik Muçi, nuk ishte më i buzëqeshur si në ditën e dekretimit dhe gjatë 35 ditëve të ish-detyrës Anëtar i Gjykatës Kushtetuese; ndërkohë, që në seancën e KPA-ONM (SHBA) të datës 27 nëntor; pritet t’i “ngrijë buzëqeshja” edhe Marsidës së hoteleve të Turqisë./Pamfleti