Nëpërmjet një postimi në “story”-n e tij në Instagram, Tomas Strakosha shkruan se zemra e tij u mbyll, duke i prerë rrugën kërkesave të shumta nga vajza të ndryshme sidomos në rrjetet sociale.
Pas shërimit nga Covid19, portieri i kombëtares shqiptare dhe Lacios në kampionatin italian me rikthimin në fushën e lojës pas gati një muaji mungesë, shfaqet me ndryshime të rëndësishme në jetën e tij personale. Kështu në udhtëimin e tij të funit drejt Athinës ku jetojnë prindërit e tij dhe vëllai Dimitris ai ka prezantuar edhe të dashurën zyrtrisht.
Tomas ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmojnë apo t’i shkruajnë mesazhe private futbollistit simpatik.
Esther Adjoa Asiedu është modelja që i ka rrëmbyer zemrën gardianit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Çifti kaloi së bashku pushimet në një nga ishujt grekë, ndërkohë që ka qenë vetë portieri i , i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory” zbuloi lidhjen me modelen që bie në sy për kaçurrelat dhe format e bukura fizike.
Portieri e ka kaluar Covid-19 dhe pas testeve mjekësore të kryera i është bashkuar grupit. Strakosha i mungoi edhe Kombëtares në ndeshjet e nëntorit, ndërkohë që sa i takon karrierës, klasifikohet si portieri i 3-të më i mirë në Europë.
“Babai i tij, Foto, do të jetë shumë krenar. Çdo ditë që po kalon, djali i tij Thomas bëhet më i zoti dhe më i mirë. Siguria që jep portieri i Kombëtares Shqiptare në katërkëndësh është mahnitëse. Edhe pse 25 vjeç, Thomas duket se ka arritur madhështinë dhe nivelin e babait të tij. Diçka të tillë e tregojnë edhe statistikat që në futboll janë shumë kokëforta dhe rrallë gabojnë,”- komentojnë mediat.
Kuqeziu ka arritur të neutralizojë 77.88% të goditjeve të shkuara drejt portës së tij. Vetëm portieri i Liverpool, Alison Becker, dhe ai i Reims, Rajkoviç, kanë bërë më mirë se ai.