Aktualitet 9 Korrik 2019, 19:51

Zeqo: Këtu nuk fuksionin as opozita e as qeveria, ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë, do kemi vdekje partish

Shkruar nga Pamfleti
Zeqo: Këtu nuk fuksionin as opozita e as qeveria,

Zeqo: Këtu nuk fuksionin as opozita e as qeveria, ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë, do kemi vdekje partish

Analisti Moikom Zeqo i ftuar në studion e Report Tv, ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë sot.

Ai u shpreh se procedura për shkarkimin e Metës nuk do të jetë aq e thjeshtë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përshpejtoj këtë.

Ndër të tjera Zeqo ka deklaruar se nga kjo krizë mund të shkrihen edhe parti të mëdha siç janë LSI apo Partia Demokratike që prej muajsh janë në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Zeqo e quan një akt ekstrem vendimin për bojkot dhe djegien e mandateve nga ana e opozitës shqiptare.

“Mendoj se do të jetë një krizë e zgjatur. Nuk është aq shpejt e zgjidhshme, duhet të ketë një ndërhyrje ndërkombëtarësh. Ne jeni përball një kolapsi politik. Këtu nuk funksionon opozita dhe vetvetiu as qeveria. Filloi me ekstremin e djegies së mandatavee…do të kemi një vdekje partish, Mediu, Dash Shehu, do të ketë një vdekje të partive edhe më të mëdha ndoshta edhe LSI edhe PD por do të dëmtojë edhe PS. do të pasohet nga një klasë e re.

Aktualitet do kemi vdekje partish ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë Zeqo: Këtu nuk fuksionin as opozita e as qeveria