Politike15 Tetor 2019, 10:13

Zgjedhje historike/ BE vendos sot fatin e Shqipërisë, cilat janë ‘rreziqet’ e mundshme

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhje historike/ BE vendos sot fatin e Shqipërisë, cilat janë

Zgjedhje historike/ BE vendos sot fatin e Shqipërisë, cilat janë 'rreziqet' e mundshme

Ministrat e BE-së për Punë të Jashtme dhe Europiane takohen sot në Luksemburg, për të vazhduar përgatitjet për Këshillin Europian të Tetorit, ku do të diskutojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në lidhje me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendimi i sotëm do të jetë historik, pasi vendoset fati për dy shtete të Ballkanit, për të cilat disa shtete të rëndësishme europiane kanë mjatë rezerva dhe dyshime.

Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ky vend është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme.

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.

Krahas Francës, hezituese është edhe Holanda, e cila më shumë është për t’i thënë po çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Me Shqipërinë ky vend sheh më shumë probleme, u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte në një takim të fundit me kancelaren Merkel në Berlin. Edhe Danimarka është skeptike.

Gjermania e mbështet çeljen e negociatave, por me disa kushteve që vendosi Bundestagu, të cilat duhen realizuar deri në konferencën e parë të anëtarësimit, por edhe kushteve të tjera afatgjata.

Në bisedimet në Luksemburg këtë të martë, Gjermania përfaqësohet nga ministri i shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, i cili është një përkrahës i bindur i çeljes së negociatave.

Në një intervistë të mëparshme për Deutsche Ëellen, Michael Roth theksoi se kemi nevojë për unanimitet në Këshillin Evropian. Por nëse këto thirrje do të dëgjohen kjo mbetet për tu parë sot./Pamfleti

Politike