Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, përmes një postimi në ‘FaceBook’, ka publikuar një seri videosh, ku ka treguar rrugëtimin e Bindjes Demokratike.
Ai tregon se kjo parti lindi si një alternativë e ndryshme opozitare dhe akti i parë politik i saj ishte pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Patozi është shprehur se pavarësisht se PD nisi një fushatë të egër linçuese duke përndjekur edhe nënshkruesit e themelimit te saj, Bindja Demokratike arriti të fitojë dhjetëra këshilltarë bashkiakë dhe rreth 35 mijë vota në vetëm 21 bashki.
Postimi i plotë i Astrit Patozit
LIND BINDJA DEMOKRATIKE SI ALTERNATIVË E NDRYSHME OPOZITARE. AKTI I PARË POLITIK, PJESMARRJA NË ZGJEDHJET LOKALE TË 30 QERSHORIT
Por me gjithë këtë reprezalje nga jashtë dhe me manipulimet e Rilindjes nga brenda, Bindja Demokratike arriti të marrë një rezultat inkurajues, duke fituar dhjetëra këshilltarë bashkiakë dhe rreth 35 mijë vota në vetëm 21 bashki, aty ku arriti që të ketë kandidatë.
Videon do ta gjeni në linkun e mëposhtëm
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/videos/659618998038827