Kosova15 Nëntor 2022, 13:43

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Lista Serbe ka deklaruar të martën se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme që do të zhvillohen në katër komunat veriore më 18 dhjetor.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se pjesëmarrës në këto zgjedhje nuk do të jenë as qytetarët që e përkrahin këtë subjekt politik.

“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilët mbi 95% janë në këto zona”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e ka caktuar 18 dhjetorin si datë për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës: Mitrovicë Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pasi katër kryetarët e komunave janë dorëhequr si shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Prishtine Lista Serbe veriu i Kosovës zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kosova

·

15 Nëntor 2022, 08:5108:51Kosova