Bota25 Shkurt 2019, 14:20

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, media serbe ngre alarmin: Kemi edhe pak kohë për të zgjidhur problemin me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, media serbe ngre alarmin: Kemi edhe pak

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, media serbe ngre alarmin: Kemi edhe pak kohë për të zgjidhur problemin me Kosovën

Presidenti i ri i SHBA-së që merr detyrën në fillim të vitit 2021 pasqyrohet jo mjaft e favorshme nga mediat në Serbi. Gazeta beogradase ‘Blic’ shkruan se SHBA është mjaft e interesuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Gazeta rikujton se administrata aktuale amerikane është duke i bërë presion Kosovës që ta heqë taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që dy palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Blic përmend dy letrat që Trump-i i ka nisur në adresë të Thaçit dhe Vuçiçit bashkë me apelin që të bëjnë gjithçka pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër marrëveshjes historike.

Sipas mediave serbe, autoritetet në Serbi duan që një marrëveshje me Kosovën të bëhet sa të jetë Trump-i president. Duke e pasur parasysh se zgjedhjet në Amerikë nuk janë edhe aq larg, Marko Savkoviç, analist nga Beogradi, thotë se ka mbetur pak kohë për ta gjetur zgjidhjen.

Rajoni Kosova Mediat serbe Trump ygjedhjet presidenciale