Kosova 9 Tetor 2019, 13:03

Zgjedhjet/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin: Do të punoj dhe shërbej vendit kudo që te jem!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin: Do të punoj dhe shërbej vendit kudo që te jem!

Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se ka pranuar koalicionin me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtit.

Osmani shprehet se ajo do ti shërbejë vendit, pavarësisht ccdo pozicioni që do ti besohet, ndërsa shton se LDK në këto zgjedhje ka marrë mbështetjen më të madhe të qytetarëve që prej vitit 2004.

“Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe.

Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam”, shkruan mes të tjerave Osmani.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit: 

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen.

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

E juaja, Vjosa

codramol
smile

Prishtine Zgjedhjet/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin: Do të punoj dhe shërbej vendit kudo që te jem!