Bota 9 Tetor 2019, 20:57

Zgjerohet hetimi për rastin ‘Reketi’ në Maqedoni, arrestohen bashkëpunëtorët e Jovanovskit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet hetimi për rastin ‘Reketi’ në Maqedoni,

Zgjerohet hetimi për rastin 'Reketi' në Maqedoni, arrestohen bashkëpunëtorët e Jovanovskit

Është arrestuar edhe zëvendësja e “BOKI 13” në organizatën e këtij të fundit, Jasna Mandiç si e dyshuar e re për rastin “Reketi”, e cila është dërguar në Gjykatën Penale. Jo zyrtarisht mësohet se është arrestuar edhe babai i “Boki 13” si i dyshuar, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet e rendit.

Prokuroria për Mandiç ka kërkuar paraburgim, ndërkaq mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me babain e “Boki 13”.

Sot u bë e ditur se Vilma Ruskoska ka zgjeruar  hetimin për rastin “Reketi”. Katër të dyshuar tjerë së bashku me Boki 13 janë cak i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash përmes Organizatës humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”, themeluesi i së cilës është  Bojan Jovanovski.

Përveç Boki 13, të dyshuar janë edhe Jasna Mandiç- nënkryetare e OJQ-së, i ati i saj, asistentja personale, por edhe nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski. Sipas aktakuzës, deputetja e LSDM-së ka pasur rol të veçantë gjegjësisht, ka shkuar nëpër takimet e Boki 13 që të lihet përshtypja se pas projekteve që i ofron OJQ-ja e Jovanovskit, qëndron qeveria.

Organizata humanitare ka tërhequr rreth 1 milionë euro nga dy biznesmenë kinse për projekte për shtëpi pleqsh./ZËRI

Rajoni bashkëpunëtorët e Jovanovskit hetimi për rastin ''Reketi'' Jasna Mandiç