Një test i thjeshtë personaliteti dhe shumë interesant. Gjithçka duhet të bësh është të shohësh në imazh dhe të zgjedhësh një derë nga e cila do të të pëlqente të hyje në shtëpi dhe zbulo se çfarë do të ndodhë në jetën tënde.
Nëse zgjodhe:
Nr.1
Po kërkon rrugën e lirisë. Të pëlqen kur ka shumë hapësirë rreth teje, si fizikisht edhe brenda shpirtit. Doni të gjeni rrugën tuaj në jetë, por pa ndjekur asnjë drejtim. Bota duket një vend me shumë mundësi. Më kryesorja është të gjesh kohë për diçka shumë të rëndësishme dhe të listoni prioritetet.
Nr.2
Ke vetëm dy prioritete në jetë: Fillimisht zgjidh rrugëtimin tënd dhe së dyti, impenjohu në çdo fazë të jetës dhe përpiqu të jesh korrekt/e. Nuk është problem për ty të udhëtosh vetëm. Jeton lehtë në shtëpi vetëm dhe nuk e vuan aspak vetminë. Mund të pajtohesh lehtë me faktin që rrugëtimi yt është vetëm për një person.
Nr.3
E ardhmja jote do jetë me shumë ngjyra. Je person tërheqës, si në paraqitjen e jashtme edhe në brendësinë tënde. Të pëlqen të ndihesh pjesë e një bote më të gjerë. Ndjek axhendën ndërkombëtare dhe je gjithnjë i/e vetëdijshëm/e për atë që ndodh në mijëra kilometra distancë. Kur ndodhin tragjedi, hyn menjëherë në empati me njerëz që as që i njihje më parë.
Nr.4
Më shumë se çdo gjë tjetër, do që jeta jote të jetë ekzaltuese. Kaosi është ambjenti yt i preferuar dhe eventet e situatat e parashikueshme janë ato nga të cilat merr maksimumin. Përballesh me qetësi ndaj të panjohurave. Ndërkohë, mendon që këtë duhet ta bëjnë njerëzit që ‘rrotullojnë Tokën’.
Nr.5
Të pëlqen një rrugëtim i qetë në jetë dhe constant. Je njeri që kërkon vazhdimisht veten, por në të njëjtën kohë gati për çdo punë dhe sipërmarrje. Arrin kulmin e kënaqësisë kur po lëviz drejt një objektivi të përcaktuar mirë dhe në përputhje me programin tënd.
Nr.6
Të pëlqen jeta e qetë dhe kur çdo gjë bëhet me masë. Nëse ke nevojë të kalosh kohë vetëm, kjo nuk të shqetëson. Je person i vetmjaftueshëm, ndihesh mirë edhe kur je vetëm. Je person i qetë dhe nuk do të dukesh shumë. Në situatën aktuale që po kalon Bota mbarë, ke të drejtë 100%. /Përshtati A.H