Sport20 Prill 2019, 16:43

Zgjidhen 6 më të mirët e Premier League, mungon Salah

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhen 6 më të mirët e Premier League, mungon Salah

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të nominuar në garë për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier.

Tashmë dihen emrat e kandidatëve për të zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Ligën Premier. Tre futbollistë vijnë nga Manchester City, dy nga Liverpooli dhe një nga Chelsea.

Nga City të nominuar janë Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva, nga Reds vijnë Sadio Mane dhe Virgil Van Dijk, ndërsa nga Chelsea, Eden Hazard. Befasia më e madhe e kësaj liste është mos-përfshirja e Mohamed Salah, i cili vitin e kaluar fitoi këtë çmim. Lojtari i vitit do të shpallet më 28 prill, në ceremoninë vjetore të PFA në Londër.

Sport