Anti-Mafia10 Dhjetor 2018, 13:48

Zgjim e marshim 300 mijësh drejt Tiranës, i 13 grupeve sociale, të masakruar nga sundimi klikës PD, PS, LSI

Shkruar nga Pamfleti

Zgjim e marshim 300 mijësh drejt Tiranës, i 13 grupeve sociale, të masakruar nga sundimi klikës PD, PS, LSI

Kanë reaguar familjet e studentëve dhe shqiptarët, pas karshillkut, kapadaillkët e presionit të kryeministrit të mbytyr e atrofizuar nga krimi dhe korrupsioni, për shtypje të protestës me dhunë, duke i kërcënuar si Hekuran Isai në dhjetor 1990: – ”Kush do revolucion, le ta provojë”. Dhe shqiptarët kanë vendosur ta provojnë…

Vështirësia e Edi Ramës dhe dështimi i misionarëve të tij “agaçër e fuga”, për të manipuluar e shuar lëvizjen studentore, me lajka, mashtrime, premtime boshe e zgjidhje “supe”, ka shkaktuar aq tronditje të rëndë psikike tek kryeministri, sa pas refuzimit të studentëve për dialog, ai ka bërë këcënimin model diktatorësh: – “”Kush do revolucion, le ta provojë”, që do të thotë “dhunë fizike”.

Pas refuzimit të kryeministrit, për t’ua plotësuar këkesat, që zgjidhen brenda 1 ore me urdhër administrativ, kanë reaguar familjet e studentëve dhe grupe të tjerë sociale nga profesione të ndryshme, të cilët, kanë protestuar shpesh në këto 15 vitet e fundit, por qeveritë blu, mavi e të kuqe, i kanë shpërfillur kërkesat e tyre jetike, duke i shpëndarë edhe me dhunë policore.

Duket sikur punët, po marrin rrjedhën, si në pikënisjen e protestës kundër regjimit “Berisha-97”, për vetë faktin, se shqiptarët po masakohen me ligje, urdhëra, çmime, taksa e tarifa të shumta dhe nuk marrin asnjë shërbim.

Shqiptarët po përballen me një administratë shtetërore familjare, me parlament e presidencë kriminale, hipoteka, universitete, komision pronash, ALUIZNI, gjykata e prokurori, me vendime e PPP, që po zhvasin njrëzit dhe pasuritë kombëtare, realitet tragjik, që më në fund duket se ka derdhur kupën dhe ka rindezur rebelimin popullor.

Sipas burimeve që ka “PAMFLETI” nga disa qytete kryesore, thuhet së të zgjuar nga protesta studentore, në shumë qytete, kanë nisur lëvizjet sociale, për të organizuar një protestë paqësore mbarëpopullore, por paralizuese për jetën e vendit, me manifestim nga qytete dhe marshim drejt Tiranës, me një kërkesë të vetme: “Largim nga drejtimi i Shqipërisë, i klikës së përbashkët mafioze PS, PD, LSI dhe bishtrave tyre.

Pas karshillikut, kapadaillëkut e presionit të kryeministrit të mbytur e atrofizuar nga krimi dhe korrupsioni, për shtypje të protestës edhe me dhunë, duke i kërcënuar: – ”Kush do revolucion, le ta provojë”, do të nis marshimi drejt Tiranës, i familjarëve të studentëve dhe 13 grupeve sociale, për t’u bërë pjesë e protestës së studentore.

Ja 13 grupet sociale, me mbi 300 mijë protestues, që po organizojnë protesta në qytete dhe marshim popullor drejt Tiranës, me moton: ““Largim nga drejtimi i Shqipërisë, i klikës së përbashkët mafioze PS, PD, LSI”

  1. Naftëtarët e Ballshit, lënë 3 vjet pa paga e sigurime, nga Beso i Tajvanit, mik i Ramës
  2. Infermierët, që po mashtrohen, duke u lënë me paga 300 mijë lekë të vjetra
  3. Pronarët legjitimë, të grabitur e mashtruar nga pushtete e klikës PD, PS, LSI
  4. Mësuesit, me paga qesharake, kushte pune mizerje e konkurse false, për largim nga puna
  5. Naftëtarët, në kërkim të Statusit, për të cilën janë mashtruar edhe nga kjo qeveri
  6. Minatorët, në kërkim të Statusit, për të cilën janë mashtruar edhe nga kjo qeveri
  7. Të 15 mijë të mbeturit pa punë, prej monopolit “Olsi”, nga mbyllja së lojërave të fatit
  8. Pensionistët, 200 mijë prej të cilëve, kanë pensione, sa për 1 javë ushqim minimal
  9. Invalidët, të cilët kanë pensione 100 USD dhe asnjë pagesë trajtimi social, sipas ligjit
  10. Banorët e Zharëzës, të dëmtuar nga “Bankes” dhe të mashtruar nga qeveria Rama-Metaj
  11. Banorët e Valbonës, kundër pazareve Berisha-Rama-Metaj, në favor të HEC-eve të super mashtruesit ndërkombëtar Bashkim Ulaj, me biznese hije në SHBA, Shqipëri, Turqi, Greqi, Qipro, Serbi, Bosnjë, Mali e Zi e Maqedoni, për pastrim miliardash krimi.
  12. Banorët e Fierit, kundër Landfillit, dhënë firmës së familjes “Gjiknuri-Nushi-Ahmetaj”
  13. Punëtorët e “Bypass Fier”, të mashtruar për pagat, nga qeveritë Berisha-Rama-Metaj. /Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia i 13 grupeve sociale LSI PS të masakruar nga sundimi klikës PD Zgjim e marshim 300 mijësh drejt Tiranës