Showbiz18 Korrik 2019, 02:57

Zgjoheni natën, ja arsyeja pse ju ndodh kjo dhe çfarë mund të rrezikoni

Shkruar nga Pamfleti
Zgjoheni natën, ja arsyeja pse ju ndodh kjo dhe çfarë mund

Mbetet i verbër përgjithmonë, ja si përdorimi i tepërt i telefonit i shkatërroi jetën të riut

Të zgjohesh në mes të natës është mëse normale sipas Jose Colon, autor i librit: The Sleep Diet dhe themelues i Paradise Sleep.

Por nëse ju vazhdoni të zgjoheni thuajse çdo natë më shumë se katër herë, atëherë ka diçka për t’u shqetësuar. Jose Colon thotë se edhe katër deri në gjashtë zgjime natën konsiderohen normale në qoftë se nëse këto të fundit zgjasin shumë pak minuta dhe njerëzit janë të aftë sërish të flenë.

Nevoja për urinim. Nëse pak para gjumit ju pini ujë për të qëndruar të hidratuar, ajo që duhet të bëni është t’i shtoni një majë luge kripë gotës së ujit.

Në këtë mënyrë nuk do të zgjoheni nga gjumi për shkak të nevojës për të urinuar. Trupat tanë përpiqen të mbajnë një ekuilibër të brendshëm midis ujit dhe elektroliteve. Shumë ujë dhe pak kripë bën që trupi ta eleminojë ujin e tepërt nga organizmi.

Mbinxehtësia. Sipas National Sleep Foundation ndjesia e nxehtësisë mund të shkaktojë jo pak probleme me gjumin. Temperatura e dhomës nuk duhet ta kalojë 20 gradë Celsius.

Përdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera. Drita blu që emetohet nga ekranet e pajisjeve të ndryshme ndalon prodhimin e hormonit melatoninë, hormoni përgjegjës i gjumit.

Alkooli. Pirja e një gote alkool pak para se të shtriheni do të krijojë shqetësime me gjumin, pasi alkooli do t’ju hidratojë në nivel qelizor. Për këtë arsye ora biologjike do t’ju zgjojë për të pirë ujë.

Lifestyle aryeja rreziku ygjimi natën