Showbiz10 Tetor 2018, 13:44

Zhade zhvishet lakuriq para ekranit

Shkruar nga Pamfleti

Zhade nga telenovela “Kloni” ka realizuar një set fotografik nudo.

42 vjeçarja braziliane, Giovanna Antonelli, është e njohur në mbarë botën për rolin e Zhades në telenovelën “Kloni”. Ajo ka pozuar nudo për revistën prestigjoze “Vogue”.

Në këtë mënyrë, aktorja është përpjekur të tërheq vëmendje rreth kancerit të gjirit. Dita e kancerit të gjirit është 15 tetori dhe kjo ditë festohet në 44 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë, por edhe Brazilin. Aktorja sëbashku me ortakët e saj ka krijuar rroba, aksesorë dhe gjëra të tjera për të shitur në mbështetje të thirrjes #PinkPower (Fuqia Rozë). Paratë e mbledhura përgjatë këtij muaji do t’u jepen organizatave qeveritare jo fitimprurëse të cilat ndihmojë gratë që vuajnë nga ky problem.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Giovana ka vendosur të pozojë për “Vogue Brazil” tërësisht e zhveshur. Trupi i saj është i mbuluar vetëm nga një pikturë rozë.

“Dëshironim të bënim diçka provokuese në mënyrë që të tërhiqnim vëmendjen e njerëzve tek ato gjëra që kërkojnë vërtetë vëmendje.” –u shpreh aktorja.

Giovanna tha se dëshironte që të lidhte procesin e shërimit të kancerit të gjirit me diçka pozitive. O ashtu aktorja tha se ky set fotografik ishte minimumi i asaj që duhet të bënte.

“Sa më shumë femra të bindim që të kontrollojnë gjoksin e tyre vetë, aq më shumë informacion do të marrim rreth kancerit të gjirit.” 

Showbiz