Aktualitet19 Prill 2019, 08:20

Zhduken dy turistë belg në Llogara, policia në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Zhduken dy turistë belg në Llogara, policia në kërkim

Zhduken dy turistë belg në Llogara, policia në kërkim

Prej mbrëmjes së djeshme, policia e Vlorës është në kërkim të dy turistëve belgë të cilët kanë humbur pa gjurmë ndërsa shëtisnin.

Turistët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, mësohet se janë mbi moshën 55 vjeç.

Të paktën prej 12 orësh nuk ka asnjë lajm prej tyre.

Ata kanë humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut.

Në ndihmë të policisë janë vendosur edhe banorët e zonave, pasi së fundmi turistët u shikuan duke shëtitur në fshatin Ilias.

Aktualitet policia në kërkim Zhduken dy turistë belg në Llogara