Aktualitet22 Tetor 2019, 14:46

Zhdukja e Alvin Berishës në kampet e ISIS, 7 opozitarë kërkojnë interpelancë urgjente me Gent Cakajn

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e Alvin Berishës në kampet e ISIS, 7 opozitarë kërkojnë interpelancë urgjente me Gent Cakajn

7 deputetët  e  opozitës së re kanë kërkuar  interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn, për zhdukjen e 7 vjeçarit Alvin Berisha.

Korab Lita, Andi Përmeti, Alban Zeneli, Arben Zeneli, Arlind Çaçani, Halil Jakimi dhe Koçi Tahiri janë deputetët që i ka dërguar një shkresë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë interpelancën urgjente.

Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.  I ati bëri me dije se kontakti i fundit me djalin ishte më 25 shtator, ditën e takimit në kamp.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri i jashtëm Gent Cakaj tha se shteti është duke punuar, por dueht patur kujdesë pasi çështja është mjaftë sensitive.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Aktualitet