Përse drejtësia nuk heton, nga erdhën 100 milionë Euro, për resortin “Dulaku” 350 000 m2 në Lalz?/ Si dhe pse e kanë ndryshuar emrin e kompanisë 3 herë në kohën kur tatimet dhe doganat i komandonte qeverisja e PD; transaksionet me italianët, mbyllje pa bilance e firmave fantazma që i përdoren si maskë për të shpëtuar nga detyrimet fiskale e për të zhvatur toka publike për gjoja projekte strategjike në shërbim të ekonomisë, kur realisht janë biznese private të tyre e të ca “miqve” italianë nga Çitadela e Siçilia, me të cilët kanë bërë disa shit-blerje kapitalesh vetëm në letra
Dulakët janë trajtuar e trajtohen si ata “kulakët e heshtur”, që bëjnë kërdinë në pasuritë publike në kohë krizash, duke mos u prekur nga asnjë pushtet që vjen, sepse dinë ta “ushqejnë” ekzistencën e tyre; duke iu lëpirë politikanëve që kanë në dorë pronat, taksat, tenderët, PPP-të, licensat, lejet e ndërtimit dhe paprekshmërinë nga drejtësia.
Sot po publikojmë një nga faktet financiare, që ka ardhur në “Pamfleti”; shoqëruar me dosje konkrete punësh e pazaresh të pista të Dulakëve, bërë me shefat e pushtetit; konkretisht me ministren Kumbaro.
Bëhet fjalë për 14 tendera dhënë firmës “EDIL-AL-IT shpk”, me objekt “ndërtime skenash kulture”, në vlerë totale 4.5 milionë Euro; por pa dhënë asnjë detaj se kur, ku dhe për çfarë aktiviteti janë ndërtuar këto “skena”.
E sikur të mos mjaftonte mungesa e të dhënave; pas largimit të ministres Kumbaro nga detyra si ministre kulture, çuditërisht janë zhdukur dhe dosjet e këtyre tenderëve fiktivë; nga të cilët, 3 të fundit me vlerë 560 milionë lekë pa TVSH, i ka paguar më 17 dhjetor 2018, ose 10 ditë para se të shkarkohej.
Dosja e 14 tenderëve, u zhduk nga arkiva e ministrisë së Kulturës, por figuron në regjistrat e Thesarit të Shtetit; prej të cilit, me firmën e Kumbaros kanë kaluar 4.5 milionë Euro në xhepat e firmës “EDIL-AL-IT sh.p.k të Dulakëve, të cilët kishin ditur ta shpërblenin këtë qokë, duke punësuar burrin e ministres, paga e të cilit dilte nga milionat e tenderëve, pa përmendur miliona Euro reklama, promovime e njoftime arritjesh kulture në “Vizion Plus” e “Tring”, për të cilat, gazetar dhe agjent i 30% ishte burri ministres.
Skemën e Kumbaros, për ndërtim skenash kulture, e ka vazhduar edhe pasardhësja Margariti në vitet 2019-2020; e cila u ka dhënë 1.2 milionë Euro tendera e reklama të likujduara, por deri tani Dulakët kanë deklaruar vetëm një pagesë 22 milionë, 719 mijë e 320 lekë pa TVSH.
E njëjta gjë është bërë dhe nga ministrat e Bujqësisë Peleshi e Çuçi, të cilët i kanë dhënë Dulakëve 890 milionë lekë për fara e fidanë dhe 55.9 milionë e 768 mijë lekë pa TVSH, për “performancë të aktiviteteve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.
Por ndryshe nga tenderët e skenave të kulturës, tenderët për farërat, fidanët dhe përformancën e punës së AKU, ekzistojnë si kopje letrash fituesi, paçka se me korigjime shifrash e datash, për të cilat auditi i brendshëm i Ministrisë së Bujqëssië është urdhëruar të heshtë.
Në këto dosje janë zhdukur e falsifikuar në favor të xhepave të Dulakëve; burime nga agjencitë e anti-krimit, kanë raportuar se se Babloku po tenton të falsifikojë në Kadastër; pronësinë e sipërfaqes 350 mijë m2 tokë publike në bregdetin e Lalzit, që ia dha Dulakëve për ndërtimin e resort-kazino “San Pietro”, në maskën e invstimit startegjik për interes të vendit.
NË VIJIM DO PUBLIKOJMË:
– Çfarë “enigme” fsheh, ndryshimi që Dulakët i kanë bërë emrit tregtar të firmës, 3 herë brenda datës 29.07.2008, nga “Iner shpk”, në “Edil Al It” dhe “EDIL-AL-IT” (vetëm gërmat, nga normale në kapitale)?
– Cilët bosë italianë nga Citadela, Padova, Verona, Torino e Sicilia, ua sollën 110 milionë Euro, për ndërtimin e resortit “San Pietro Lalz”, ku vetëm hoteli me 5 Yje ka kosto 36 milionë Euro; dhe a kanë hedhur pjesët e tyre në këtë investim qeveritarë, politikanë dhe trafikantë të Shqipërisë e Kosovës?
– Çfarë “punësh” doganore e tatimore dhe në “tregun” italian, kanë bërë Dulakët me firmat “A.B.C. CONSTRUCTION COMP” dhe “A.G.D shpk”, shitur e blerë disa herë tek ortakët e huaj dhe tek vetja e tyre?
– Çfarë lidhje ka firma e Dulakëve “ADRIATIKA BETON shpk” në Shkozet, me firmën komshije “3 D shpk” të Vangjush Dakos dhe me kolateralet e lëna në një bankë për ta, nga djali biznesmen i një ish-deputetje të PS./Pamfleti