Aktualitet18 Nëntor 2018, 22:53

“Zhdukja” e Gruevskit: Një mal me të panjohura!

Shkruar nga Pamfleti
“Zhdukja” e Gruevskit: Një mal me të panjohura!

“Zhdukja” e Gruevskit: Një mal me të panjohura!

Maqedonia nuk ka një marrëveshje të nënshkruar me Hungarinë për ekstradim, që ta kërkojë këtë në rastin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet neë Budapest, sipas asaj që vetë ka pohuar, duke kërkar azil politik.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Miceski, njeriu i cili zëvendësoi Gruevskin në krye të kësaj force, tha se ish-kryeministri la Maqedoninë për shkak të persekutimit politik që po ndodh mbi të, dhe mbi disa anëtarë të tjerë të kësaj partie, e vetmja në  opozitë më me ndikim.

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni, i tha agjensisë Makfax se duke pasur parasysh se nuk ka marrëveshje ndërshtetërore për ekstradimin me Hungarinë, ekstradimi i Gruevskit do të kërkohej nga akte të tjera ligjore.

Makfax kujton se në të njëjtën mënyrë, Maqedonia i ka kërkuar Greqisë ekstradimin e të arratisurve Goran Gruejvskog dhe Nikola Boshkovski.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka shprehur bindjen se Gruevski do të kthehet në Maqedoni.

“Unë them se Gruevski do të kthehet. Ai ose është rrëmbyer ose vullnetarisht ka hyrë në makinën diplomatike hungareze”, tha Zaev në një intervistë me Alsat M.

Ai e krahasoi rastin e Gruevskit me atë ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader të, i cili jithashtu, pasi u dënua, u largua nga vendi, por, siç tha Zaev, një vit më vonë u ekstradua në autoritetet kroate.

Zaev përsëriti se do të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që e kanë ndihmuar Gruevski të largohet nga vendi.

“Por ne nuk mund ta zgjidhim në këtë moment për shkak të zemërimit të publikut”, tha Zaev.

Alsat M kujton se deri më tani, Ministria e Brendshme dhe Zyra a Prokurorit nuk kanë dalë me informacion zyrtar se si Gruevski u largua nga vendi, apo në cilin drejtim ai shkoi.

Policia shqiptare dhe ajo malazeze konfirmuan më parë se Gruevski arriti fillimisht në Shqipëri, e më pas kaloi në Mal të Zi, ku në të njëjtën ditë kaloi në Serbi në vendkalimin kufitar Dobrakovo, dhe nga atje automjeti i ambasadës hungareze në Beograd e çoi në Budapest.

Por një pjesë e mediave maqedonase citojnë shkrimin e bullgares Fokus se Gruevskit nuk është me në Hungari, por në Rusi ose Turqi.

“Sipas informatave të pakonfirmuara, Gruevski u largua Hungaria”, tha një zyrtar i lartë i paidentifikuar nga VMRO-DPMNE për Fokus-in bullgar.

Historian Krasimir Uzunov që foli për Fokus, tha se “zhdukja” e Gruevskit konsiderohet tejet misterioze, e pandodhur në 100 vitet e fundit.

Media raporton se historiani bullgar shkon aq larg sa lë të hapur mundësinë që Gruevski me disa nga kolegët e tij të VMRO-së po formojnë një degë të kësaj partie në një vend të huaj.

“Nëse lexoni historinë e kësaj organizate, kjo mundësi në fakt ekziston”, tha Uzunov. /tesheshi.com/

Forum “Zhdukja” e Gruevskit: Një mal me të panjohura!