Sport 8 Prill 2018, 19:58

Zidane zëvendësoi Ronaldon në derbin me Atletikon, kjo është arsyeja

Shkruar nga Pamfleti
Zidane zëvendësoi Ronaldon në derbin me Atletikon, kjo

Zidane zëvendësoi Ronaldon në derbin me Atletikon, kjo është arsyeja

Kristiano Ronaldo e nisi titullar ndeshjen kundër Atletiko Madridit dhe shënoi gol në minutën e 53-të, 4 minuta para se Antuan Griezman të barazoi gjithçka në 1-1. Portugezi Ronaldo u largua nga loja në minutën e 64-t, duke vazhduar kështu me planin e Zinedine Zidane, që të pushojë në këtë fazë të rëndësishme të sezonit. Pra Zidane po e ruante Ronaldon nga ndonjë dëmtim i mundshëm dhe që të ishte i freskët e në formë për sfidat e ardhshme që janë të rëndësishme.

“E ndërrova Kristianon sepse duhet të pushojë, kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Kristiano është i mençur, ai e di se duhet të pushojë kohë pas kohe. Çdo ditë po ndihet mirë e më mirë”, u shpreh Zidane pas ndeshjes me Atletikon.

Më pas ai komentoi edhe golin e bukur që shënoi sot në derbi sulmuesi portugez, i 20-ti në 10 ndeshjet e fundit dhe i 40-ti për portugezin deri më tani këtë sezon në të gjitha garat. “Ky është Kristiano, e ka bërë këtë gjithmonë. Shënon deri në 60 gola në sezon, nuk ka asnjë si ai”, shtoi tekniku francez i Realit të Madridit. Në fakt, Ronaldo këtë sezon ka shkëlqyer si askush tjetër në Ligën e Kampioneve, ku ka dyfishin e ndjekësve të tij, por në La Liga spanjolle rolin primar e ka Mesi që ka shënuar deri më tani 6 gola më shumë. /Pamfleti Sport

 

Sport