Kronike19 Tetor 2019, 20:24

Zjarr i fuqishëm në Elbasan, rrezikohet Uzina e Mjekësit, ka 3 tonë barut brenda

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i fuqishëm në Elbasan, rrezikohet Uzina e Mjekësit, ka 3

Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e fundit një kodër me shkurre sipër Uzinës së Mjekësit në Elbasan. Era e fortë ka bërë që zjarri ti afrohet Uzinës së Lëndëve Plasëse të Mjekësit.

Dy automjete zjarrëfikëse kanë shkuar në këto momente në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit ndërkohë që Uzina e armëve që ndodhet pranë vatrës së zjarrit përmban lëndë shumë të rrezikshme.

Sipas informacioneve në Uzinës ka ende një sasi prej 150 ton ekzogjen dhe 3 ton barut i zi.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në rrethin e Elbasanit.

Kronike