Kronike13 Shtator 2019, 20:45

Zjarr i madh në qendër të Golemit, shkak shkëputja e një kablli të tensionit të lartë

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i madh në qendër të Golemit, shkak shkëputja e

Burime nga vendngjarja kanë bërë me dije se një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë.

Flakët duken edhe në distancë, ndërkohë që banorë të zonës së plazhit bëjnë të ditur se pak minuta më parë ka pasur dhe një shpërthim.

Paraprakisht bëhet e ditur se shkak për zjarrin në Golem është bërë këputja e një kablli të tensionit të lartë.

Pas këputjes, kablli ka rënë pranë disa pemëve dhe elektriciteti i përcjellë përmes tij ka shkaktuar zjarrin që po vazhdon akoma. Zona i përket Bashkisë Kavajë dhe ndërhyrja po bëhet nga reparti zjarrfikës Kavajë.

Kronike