Bota28 Korrik 2018, 08:49

Zjarri në Greqi, konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, ku u gjenden dy vajzat

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në Greqi, konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, ku u gjenden dy

Zjarri në Greqi, konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, ku u gjenden dy vajzat

Shpresat u shuan! Konfirmohet vdekja e dy motrave binjake, të cilat rezultojnë të jenë mes viktimave të zjarrit masiv që pushtoi rajonin e Atikës. Ndonëse familjarët e 9-vjeçareve, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou, kishin shpresa se ato ende ishin gjallë, fatkeqësisht rezultoi e kundërta. Siç raportojnë mediat greke vogëlushet janë gjetur të djegura në krahët e dy gjyshërve të tyre në Matin, fshati tashmë fantazmë.

Ky fakt është bërë me dije edhe nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Ndërkohë ‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë një mik i familjes ai që ka bërë publik lajmin e hidhur, në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se rasti i vajzave greke mori vëmendjen edhe të mediave britanike dhe jo vetëm, pasi familjarët hodhën hipotezën se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri. Ditën e djeshme dy prindërit janë njoftuar nga autoritetet që t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së, ndërsa iu kërkuan edhe lodra e sende personale të vajzave. Pas disa orëve ankthi, lajmi i kobshëm erdhi; vajzat ishin djegur gjatë zjarrit apokaliptik të 23 korrikut, në krahët e gjyshes dhe gjyshit.

Ballkani