Aktualitet 2 Prill 2018, 18:11

Zjarri ‘përpin’ magazinën me pajisje elektrike, zjarrëfikëset ‘në luftë’ për shuarjen e flakëve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri ‘përpin’ magazinën me pajisje elektrike,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë ku tregtoheshin pajisje elektrike në Tiranë pasditen e kësaj të hëne. Zjarri ka rënë në rrugën “Siri Kodra” pranë Stacionit të Trenit ku siç duket nga pamjet e siguruara nga Pamfleti flakët janë  të frikshme.

Tre zjarrfikëse dhe forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale përllogariten të konsiderueshme. Mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftim i policisë

Me datë 02.04.2018,  rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”,  në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Aktualitet