“Zoti” Ibrahimovic bën parashikimin e tij për derbin, ai nuk para gabon

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një prononcim për “Sky Sport”. Shtatlarti shpreson që të zhvillohet një takim shumë i bukur dhe të zbaviten tifozët.

37-vjeçari është aktivizuar për tre sezone me zikaltërit dhe dy sezone me kuqezinjtë. Derbin e ka shijuar nga të dyja anët dhe ai nuk pranon të mbajë anën e askujt.

“Si një ish-interist dhe ish-milanist, derbi do të jetë gjithmonë një spektakël, gjithmonë i bukur për t’u parë si tifoz dhe ta luash si futbollist. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe tifozët të argëtohen. Kush fiton? Të shohim, shpresoj të fitojë më i miri dhe ju uroj fat të mbarë të dyja ekipeve”, – përfundon sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi në futbollin amerikan.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti