Aktualitet 5 Maj 2018, 10:48

Zv/Kryeministrja Mesi bën si e ‘zgjuar’. Salla ‘mban barkun’ me dorë nga të qeshurat. Gafa e saj epike çudit

Shkruar nga Pamfleti
Zv/Kryeministrja Mesi bën si e ‘zgjuar’. Salla ‘mban

Zv/Kryeministrja Mesi bën si e ‘zgjuar’. Salla 'mban barkun' me dorë nga të qeshurat. Gafa e saj epike çudit Shkodren/ VIDEO

Zv/kryeministrja Senida Mesi edhe në ato pak raste kur del në media, apo në takime me qytetarët, bën gafa të tmerrshme.

Mesi mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga LANÇ në kuadër të 5 majit, ditës së dëshmorëve të Atdheut. Gjatë fjalës së saj, ajo lëshoi gafën e rradhës, që bëri që e gjithë salla të qeshte dh eta tallnin.

Duke dashur të tregojë se e njeh historinë dhe se është e lexuar, Mesi tha se në shtëpinë e vjetër të saj ka patur librin e titulluar “1001 yje”.

Në fakt numri dy i qeverisë ka gabuar sepse libri i Resul Bedos titullohet “Yje të pashuar”. Në fakt nuk ka asnjë libër të njohur “1001 yje” sepse libri që Mesi e ka ngatërruar totalisht është “1001 net”, një libër ky me përralla arabe dhe që nuk ka asnjë lidhje me librin për dëshmorët “Yje të Pashuar”.

Kjo nuk është hera e parë që Mesi bën gafa të tilla. Një gjë të tillë e ka bërë edhe kur ka qenë antare e këshillit bashkiak por edhe tani pasi mori postin e zëvendës kryeministres. Kjo e sotmja nuk është një lapsus por shumë më shumë sepse tregon qartë se politikanët nuk kanë edhe aq njohuri por vijnë në takime të tilla sa për të kaluar radhën madje edhe duke shpikur histori që nuk i kanë përjetuar asnjëherë.

 

Aktualitet