Zv.ministri grek shuplakë Ramës: U përpoqëm të ruajmë marrëdhëniet, por s’deshët! Mjaft kënaqët veshët e njerëzve!

Zv.ministri grek shuplakë Ramës: U përpoqëm të ruamë marrëdhëniet, por s'deshët! Mjaft kënaqët veshët e njerëzve!

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, ka komentuar sërish ngjarjen e bujshme, atë të vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas, duke vënë në theks këtë herë deklaratat që kryeministri Edi Rama bëri ditën e djeshme.

Zv.ministri Katrougalos dënoi reagimin e Ramës pas varrimit të Kaçifës, gjatë një interviste për mediat greke.

“Për fat të keq, megjithëse ne u përpoqëm të ruajmë si dritën e syve nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklarata nga pala tjetër dhe madje në nivel të lartë qeveritar, që përmbajnë edhe cilësime të ashpra, edhe paragjykojnë vendimin e drejtësisë dhe përgjithësisht nuk ndihmojnë që të ulen tonet dhe të izolohen zërat nacionalistë nga të dy palët”, tha Katrougalos, ndërsa kritikoi gjithashtu edhe qëndrimin e Partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re, teksa u shpreh se rasti “rrëshqiti në nacionalizëm”.

“Nuk duhet që deklaratat të bëhen për të kënaqur përkohësisht veshët e auditorëve tanë”, shtoi zv.ministri, ndërkohë që dënoi këngët e parullat ekstremiste në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifës.

“Nuk është pjesë e të drejtave të minoritetit kur merr dikush një armë të rëndë dhe nuk e kam fjalën vetëm te ngjarja (e 28 tetorit). Nuk e di nëse i patë videot me këngët e njohura nacionaliste për Epirin e Veriut”, tha Katrougalos.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti