Bota16 Shtator 2019, 16:00

Zyra e Boris Johnson: Bisedimet me BE-në për Brexit do të intensifikohen

Shkruar nga Pamfleti
Zyra e Boris Johnson: Bisedimet me BE-në për Brexit do të

Zyra e Boris Johnson: Bisedimet me BE-në për Brexit do të intensifikohen

Bisedimet midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian për marrëveshjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, do të intensifikohen, tha zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Komunikata pason takimin e Johnsonit në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Dy udhëheqësit u pajtuan që bisedimet duhet të intensifikohen dhe që takimet, së shpejti, të zhvillohen në baza ditore”, thuhet në komunikatë.

Sipas së njëjtës, Johnson nuk do të kërkojë shtyrje të Brexit-it përtej 31 tetorit.

Johnson këmbëngul se Brexit-i duhet të ndodhë në këtë datë, me ose pa marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit.

Vitin e kaluar, paraardhësja e Johnsonit, Theresa May, ka arritur marrëveshje me BE-në për Brexit-in, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti – çfarë e ka detyruar Mayn të japë dorëheqje.

Kundërshtimet e marrëveshjes kanë pasur të bëjnë kryesisht me politikat që i parashihte në kufirin me Irlandën.

Pas takimit të hënën, zyra e Junckerit tha se Britania nuk ka dalë ende me propozime që do t’i zëvendësonin këto politika.

Institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse ajo e lë BE-në pa marrëveshje.

Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016./REL

Bota bisedimet me BE Boris Johnson Brexit