Aktualitet18 Tetor 2018, 15:41

Zyrtare/ BE ‘shkallmon’ Edi Ramën, i jep ultimatum: Hiq dorë nga mbyllja e portaleve!

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ BE ‘shkallmon’ Edi Ramën, i jep ultimatum: Hiq

Zyrtare/ BE 'shkallmon' Edi Ramën, i jep ultimatuam: Hiq dorë nga mbyllja e portaleve!

OSBE paralajmëron Edi Ramën që të heqë dorë nga ky skenar sa nuk është vonë

Kryeministri Edi Rama merr goditjen e parë shkallmuese nga Brukseli, pas nismës për mbylljen e portaleve, që nuk pranojnë të shiten te qeveria, por që i shërbejnë interesit publik, duke thënë disa të vërteta që nuk i pëlqejnë qeverisë.

Në një kohë kur Rama ka vendosur t’u lëshojë veglën e tij AKEP portaleve dhe ka urdhëruar juristët e tij të hartojnë një ligj për vendosjen e censurës, OSBE paralajmëron Edi Ramën që të heqë dorë nga ky skenar sa nuk është vonë.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu sot shqetësimin për lajmërimin për një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi Désir.

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej kohësh luftën frontale me mediat, duke paralajmëruar mbylljen e të gjithë atyre portaleve, që nuk i binden dhe nuk pranojnë të bëhen ‘vegla’ të tij e të qeverisë së tij të kriminalizuar dhe të mbytur nga korrupsioni.

Por, siç duket kjo lëvizje mafioze për të mbuluar skandalet e qeverisë së tij të zhytur në krim do t’i kushtojë shtrenjtë Ramës, i cili pritet të përballet me ndërkombëtarët. Për këta të fundit, liria e fjalës është një ndër parimet themelore për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane./Pamfleti

Kryesore Edi Rama harlem Desir portalet regjistrimi i portaleve