Showbiz26 Prill 2018, 12:35

Zyrtare, nuk ka më WhatsApp për moshat nën 16 vjeç në Europë!

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare, nuk ka më WhatsApp për moshat nën 16 vjeç në

Zyrtare, nuk ka më WhatsApp për moshat nën 16 vjeç në Europë!

Kolosi i mesazheve online, i bashkohet me këtë nismë, normativës së “BE-së” përsa i përket trajtimit të dhënave personale, duke rritur moshën nga 13 në 16 vjeç.

Ky ligj hyn në fuqi më 25 maj, por referuar agjencisë “Dpa”, nuk parashikon kërkesën e një dokumenti nga ana e përdoruesit gjatë përdorimit të aplikacionit si dhe nuk i vendos kompanisë kushte të ngurta për kërkesa rigoroze, ndaj ky lloj ndalimi duket më shumë si një teori.

Përdoruesve të rinj apo të vjetër, aplikacioni i cili bën pjesë në bashkësinë e Facebook-ut, do u kërkojë thjeshtë një deklarim nëse janë mbi 16 vjeç.

Për të procesuar përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve në Europë, kompania në fjalë ka krijuar një institut brenda Bashkimit Europian i cili shërben për të krijuar shërbime në përputhje me direktivat e reja në lidhje me transparencën në trajtimin e të dhënave private të përdoruesve.

“Aktualisht nuk shpërndajmë informacione të llogarive personale, me qëllim përmirësimin e eksperiencës tuaj gjatë përdorimit të aplikacionit. Siç kemi deklaruar dhe në të shkuarën, përsa i përket të ardhmes do bashkëpunojmë në një mënyrë më të ngushtë me degë të tjera të Facebook-ut dhe për çdo përditësim do ju mbajmë në dijeni”, thuhet në një mesazh dërguar përdoruesve të aplikacionit në fjalë.

Shoqëria përkufizon si “shumë të rëndësishme” termat e privatësisë dhe sigurisë, ku mesazhet dhe telefonatat janë të mbrojtura nga kodimi kriptografik end –to end me qëllim që askush të mos i lexojë apo dëgjojë, biles as vetë WhatsApp.

Javët në vazhdim me përditësimin më të fundit, do jetë e mundur të bëhet dhe shkarkimi i të dhënave të limituara që ky aplikacion mbledh prej përdoruesve./PamfletiMAGAZINE

Lifestyle nuk ka më WhatsApp për moshat nën 16 vjeç në Europë! Zyrtare