All - Scripts - 1
Aktualitet26 Janar 2023, 12:22

1 orë kaos në Kuvend/ PS voton me urgjencë rendin e ditës, Nikolla përjashton Berishën dhe mbyll seancën

Shkruar nga Pamfleti
1 orë kaos në Kuvend/ PS voton me urgjencë rendin e ditës,

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare që u zhvillua këtë të enjte ndryshe siç ishte parashikuar.

All - Paragraf - 2

Vendimi i saj ka ardhur pasi opozita bllokoi foltoren dhe seanca u përfshi nga debate të forta.

Ditën e sotme në seancën parlamentare në rend dite ishin parashikuar që të kishte 84 diskutime për një sërë çështjesh, por seanca plenare e Kuvendit ka precipituar.

Pas 1 ore debat dhe përplasje që kulmoi me përjashtimin nga Kuvendi të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili bashkë me demokratët e tjerë kërkuan që në rend dite të futej çështja “McGanigal”, seanca u mbyll më herët.

Kryetarja e Kuvendit kaloi për votim të gjitha çështjet e rendit të ditës brenda 10 minutave dhe vendosi ta mbyllë seancën, ndërsa Foltorja qëndronte e bllokuar nga Berisha me mbështetësit e tij.

Pasi salla e Kuvendit u boshatis, Sali Berisha me mbështetësit e tij nuk u larguan dhe vijuan të flisnin teksa ishin live në rrjete sociale.

Ndonëse opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vijoi me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota.

Nga ana tjetër, deputetet demokratë pasi mbajtën të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste.

Ky veprim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan që të vijojë diskutimi për çështjen më të nxehtë, që është arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

Kryesore Kuvend Tensione

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3