All - Scripts - 1
Sport16 Korrik 2022, 15:52

1 vit më parë pa vdekjen me sy, Eriksen firmos kontratën me Mançester Junajtid: Ky vend është perfekt për mua (Video)

Shkruar nga Pamfleti
1 vit më parë pa vdekjen me sy, Eriksen firmos kontratën me

1 vit më parë pa vdekjen me sy, Eriksen firmos kontratën me Mançester Junajtid: Ky vend është perfekt për mua (Video)

Më 12 qershor 2021 përjetoi ditën më të vështirë të jetës, pa vdekjen me sy, por tashmë është thjeshtë një kujtim i hidhur. Ndërhyrja kirurgjikale në zemër i dha një tjetër shans, e riktheu sërish në fushë, ku 6 muajt e fundit ishte pjesë e Brentfordit, ndërsa sot ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Mançester Junajtid.

Kjo është një histori shumë e bukur për t’u rrëfyer, është historia e Kristian Eriksen. Fantazisti danez i rikthehet futbollit të madh, transferohet në “Old Traford” me shumë ambicie dhe dëshirë për të fituar:

“Kam akoma ambicie të mëdha dhe shumë për të fituar. Ky është vendi perfekt për mua. Mançester Junajtid është një klub special dhe mezi pres ta nis”, u shpreh Eriksen për faqen zyrtare të klubit.

Sport Kristjan Eriksen Mançester Junajtid mbrojtësi danez

All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3