Aktualitet25 Mars 2018, 06:31

10 euro për të kaluar në “Rrugën e Kombit”. Sot në orën 12 fillon taksa “Rama”

Shkruar nga Pamfleti
10 euro për të kaluar në “Rrugën e Kombit”. Sot

Nëse ju duhet të kaloni sot në Rrugën e Kombit do të duhet të paguani 5-10 euro.

Një komb i ndarë në dy shtete, në vend që të liberalizojnë sa më shumë mundësinë e lëvizjes dhe bashkimit midis tyre, përkundrazi vendosin taksa që rëndojnë në xhepat e shqiptarëve si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë.

Qeveria Rama ka rënë dakord me kompaninë që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit që të gjithë udhëtarët të paguajnë një tarifë nga 5 deri në 10 euro. Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada.

Taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit. Konkretisht, në bazë të kontratës për çdo autoveturë taksa e hyrjes do të jetë 5 euro. Po ashtu dhe taksa e daljes 5 euro. Thënë ndryshe, për të përdorur Rrugën e Kombit çdo drejtues autoveture do të paguajë 10 euro.

Ndërkohë për kamionët tarifa është dhjetë euro hyrje dhe 10 euro dalje.

Aktualitet 10 euro për të kaluar në “Rrugën e Kombit”. Sot në orën 12 fillon taksa “Rama”