Sport19 Mars 2022, 19:14

10 ndeshje negative në kampionat, Granada ‘zgjohet nga gjumi letargjik’ dhe gjen fitoren, VAR-i i anulon asistin Uzunit

Shkruar nga Pamfleti
10 ndeshje negative në kampionat, Granada ‘zgjohet nga gjumi

10 ndeshje negative në kampionat, Granada ‘zgjohet nga gjumi letargjik’ dhe gjen fitoren, VAR-i i anulon asistin Uzunit

Granada gjen më në fund fitoren pas 10 rezultatesh negative në kampionat. Skuadra ku bën pjesë edhe Myrto Uzuni mposhti në transfertë 2-3 Alaveshin në sfidën e sotme, që ishte e vlefshme për javën e 29 në La Liga.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar dhe doli në minutën e 62, ndërsa VAR-i i anuloi një asist në pjesën e parë.

Alaveshi humbi penallti në minutën e 26, ndërsa në fraksionin e dytë Granada kaloi në avantazh me Eskuderon. Vendasit reaguan shpejt duke shënuar dy herë me Esklante dhe Valejo. Granada nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 75 me Puertas, kurse Suarez në minutën e 87 shënoi golin e fitores 2-3. Me këtë fitore, Granada renditet në vendin e 16 me 28 pikë, kurse Alaveshi në vendin e 19 me 22 pikë.

Sport Deportivo Alavesh Granada La Liga Myrto Uzuni