alb
alb
Online Media
  • Kreu
  • Aktualitet
    Ulet numëri i testimeve, bien infektimet e reja, 17 qytetarë humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

    Ulet numri i testimeve, bien infektimet e reja, 17 qytetarë humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

    Si rrallë herë Yuri Kim publikon foto me mbesat, ja mesazhi i fortë që ka ambasadorja

    Kandidimi i Luljeta Bozos/ Artan Fuga reagon me tone ironie: Nuk ka ndere kot në politikë

    Kaloi në hapësirën shqiptare, Papa Françesku mesazh për Ilir Metën

  • Anti-Mafia
     Bashkëpunëtori i SPAK rrëfen krimet e Ymer Lalës, vrasje, djegie kufomash dhe drogë, implikohen politikanë të lartë, urdhërohet bllokimi i dëshmisë 

     Dosja/ Gjyqtarja Fida Osmani i blen apartamentet si çokollata. I biri dyshohet se pastron paratë e pista të mamit që i bën gjyqet në avion

    Në 'mbretërinë' luksoze të gjyqtarit Albert Meça, profilin e ulët të të cilit e ‘tradhëton’ gruaja 

    Në ‘mbretërinë’ luksoze të gjyqtarit Albert Meça, profilin e ulët të të cilit e ‘tradhëton’ gruaja

     Edi Rama heq Sadri Abazin nga lista pas ultimatimit të SHBA, 'hiena' e tenderave nuk pranon largimin dhe nis lobimet duke hedhur qindra mijëra euro

    Edi Rama heq Sadri Abazin nga lista pas ultimatimit të SHBA, ‘hiena’ e tenderave nuk pranon largimin dhe nis lobimet duke hedhur qindra mijëra euro

  • Politike

    Zgjedhjet e 25 prillit, Rama prezanton listën e kandidatëve për deputetë

    Zgjedhjet e 25 prillit/ Edi Rama prezanton objektivin maksimal të PS: Të arrijmë 88 mandate!

    Rama nuk kursen lajkat për Gjermenin dhe Hysin: 1000 herë faleminderit nga zemra

    Zgjedhjet e 25 prillit/ Zbulohet slogani i fushatës elektorale të PS

  • Bota

    SHBA akuzon Rusinë: Po përhap dezinformim për vaksinat

    Lufta me pandeminë e Covid/ Infektimet në botë kanë arritur 117 mln

    Gruaja në Itali vret vajzën 2 vjeçare dhe tenton të vetëvritet, zbulohet telefonata që i ka bërë të shoqit

    Pas Francës, edhe qytetarët zviceranë votojnë referendumin pro ndalimit të mbulimit të plotë të grave

  • Kosova

    Vetëvendosja marshim në Prishtinë/ Kurti: Le ta bëjmë Kosovën më të barabartë

    Kosova ‘nuk merr frymë’ nga virusi! Regjistrohen qindra infektime dhe 6 viktima në 24 orë

    Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

    Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

    Qeverisja Kurti-Osamani, VV: Kemi prioritet vetingun në drejtësi, nuk marrim parasysh opsionet e qeverisë Hoti

    Qeverisja Kurti-Osmani, VV: Kemi prioritet vetingun në drejtësi, nuk marrim parasysh opsionet e qeverisë Hoti

  • Kronike

    Aksident tragjik në Lushnje/ Makina përplas motorin, humbin jetën dy persona

    Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, mbërrijnë me urgjencë në spital 2 persona (Detaje)

    Arrestohen 4 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale, zbulohen akuzat që rëndojnë mbi ata

    Zjarr në një banesë në Berat, policia: Po verifikojmë nëse ka viktima

  • Lifestyle

    Hotel që rrotullohet rreth tokës, ‘ëndrra hapësinore’ gati për realizim

    Shtëpia merr flakë, shpëton çifti dhe byreku në furrë

    Ngjitet për pompa në majë të shtyllës, le pa drita banorët/ VIDEO

    Dita e gruas do jetë fatlume për këtë shenjë të Horoskopit

  • Showbiz

    U hoq si beqar, kandidati në ‘Përputhen +40’ i martuar 3 herë, dënuar për dhunë në familje

    Enca e pranon se është shëndoshur dhe tregon cila është arsyeja

    Qëllohet me armë zjarri nga një makinë, ndërron jetë reperi 33 vjeçar

    Alban Ramosaj rrëfen gjithçka ka bërë në Spanjë në tekstin e këngës

  • Sport
    Tentoi të kapte topin e ngecur në shtyllën elektrike, humb jetën talenti 17-vjeçar

    Raste pafund dhe penallti e pritur, Vllaznia djeg shansin e artë, Kukësi reziston në Shkodër

    “Shikoje, shikoje”, Besart Berisha irritohet për penalltinë e mohuar, shikoni çfarë bën sulmuesi shqiptar (Video)

    Shumë pranë titullit kampion që mungon prej 19 vitesh, skuadra e madhe europiane në telashe. Trajneri rrezikon përjashtimin për 6 vite

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Forum

10 vështirësitë e Kosovës pas 14 Shkurtit

15/01/2021
neForum, Kosova
10 vështirësitë e Kosovës pas 14 shkurtit dhe raportet me Shqipërinë

Këta nuk luftojnë për interes publik, por për interesa private…

Shkruan Enver Robelli

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Vetëvendosja marshim në Prishtinë/ Kurti: Le ta bëjmë Kosovën më të barabartë

Heshtja fatale e Tiranës në përplasjen me Maqedoninë e Veriut

Fushata elektorale në Kosovë ka filluar, jozyrtarisht. Ka filluar edhe gjykuar sipas mobilizimit medial, tifozerisë nëpër stadiume partiake dhe në media sociale. Kanë filluar edhe thirrjet e kandidatëve për kryeministër për të dalë në mejdan, në ballafaqime, matje argumentesh. Përtej spektaklit të pritshëm, sulmeve nën brez, gjuajtjes së shtrigave, “fakteve alternative”, çdo parti dhe çdo politikan duhet të mendojë çfarë përgjigje ka për t’u përballur me problemet e mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova. Disa nga çështjet e hapura janë këto:

►Lufta kundër pandemisë: duhet të ketë një konsensus gjithëpartiak për t’u ballafaquar me këtë të keqe, e cila vështirë do të mposhtet para vjeshtës apo fundit të vitit. Ekziston rreziku që polarizimi i thellë politik në Kosovë të jetë pengesë për të bashkëpunuar në mbrojtjen e qytetarëve aq sa është e mundshme. Saga dhe spektakli primitiv disamujor lidhur me “ligjin për rimëkëmbje ekonomike” janë ogur i keq edhe për të ardhmen. Logjika e bllokimit dhe sabotimit të ndërsjellë edhe kur rrezikohet jeta e qytetarëve, shikimi i çdo zhvillimi e krize vetëm nga prizmi i përfitimit partiak, po shndërrohet në lëngatë serioze të politikës kosovare. (Këtu ekzistojnë gjithnjë e më shumë ngjashmëri me rrëmujën e neveritshme politike në Tiranë që herë pas here merr edhe jetë njerëzish).

►Liberalizimi i vizave:ekziston rreziku që për këtë temë të mos flitet deri pas zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2022. Tashmë është e qartë që bllokuesi kryesor brenda BE-së është presidenti francez Emmanuel Macron. Në rrethin e tij ka politikane dhe politikanë që refuzojnë liberalizimin e vizave me argumentin e dobët se po ndodhi kjo, mijëra kosovarë do të vërshojnë drejt Europës për të përfunduar në sistemet sociale. Deklaratat e politikanëve të Kosovës se po u hoqën vizat, BE do të përfitojë nga resurset njerëzore të Kosovës janë të pasakta. Heqja e vizave mundëson shëtitje turistike dhe vizita familjare në Europën Perëndimore, ndërsa tregu i punës mbetet i mbyllur. Ekzistojnë vetëm programe selektive të qeverisë gjermane për të marrë kryesisht mjekë e infermierë nga Kosova.

►Lufta kundër krimit dhe korrupsionit:nuk është perceptim, por realitet se Kosova vuan prej vitesh nga pasojat e keqqeverisjes dhe nënshtrimit para grupeve parapolitike që pasi kanë kapur shtetin e kanë shndërruar atë në vetëshërbim për klientët e tyre. Nëse në këtë drejtim nuk ka përparim serioz, Kosova rrezikon të mbesë në qorrsokak. Premtimet e mëdha të partive duhet marrë me rezervë. “Kam frikë nga fjalët e mëdha, tha Stephen, të cilat na bëjnë aq të palumtur” – kështu shkruan James Joyce te “Uliksi”. Përvoja 20-vjeçare e sistemit shumëpartiak në Kosovë dhe intrigat e njëpasnjëshme politike duhet të shërbejnë si mësim për të ulur nivelin e pritjeve. Nëse qeveria e ardhshme e dëshmon të kundërtën, edhe më mirë.

►Integrimet europiane:klasa politike në Prishtinë (si dhe në vendet e tjera të rajonit) duhet ta ketë të qartë se ideja e anëtarësimit në Bashkimin Europian tani për tani ka vdekur. “Procesi i Berlinit”, “Schengeni ballkanik” dhe nisma të tilla janë vetëm shpikje alternative të BE-së për të zvarritur dhe për të mbyllur temën e integrimit të plotë të Ballkanit në BE. Në rrethet politike në Gjermani kanë filluar debatet mbi atë se cila mund të jetë oferta që BE-së që ka gjasa t’ua bëjë vendeve të Ballkanit. Një ide është që 6 vendet ballkanike (që kanë më pak banorë se Rumunia) të integrohen në tregun e përbashkët të BE-së, por pa të drejtë vetoje dhe pjesëmarrjeje në procesin politik. Njëfarë anëtarësimi i klasës së dytë. Ose të tretë. Kësisoj vendet e Ballkanit do të ishin pjesë e European Economic Area (Arenës Ekonomike Europiane). Brenda kësaj arene vlejnë katër liritë themelore: qarkullimi i lirë i mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit. Po ndodhi kjo, vendet e Ballkanit do të kenë një raport të ngjashëm me BE-në sikur Norvegjia, për shembull.

►Ardhmëria në kontinent:nëse s’ka integrim të plotë në BE, cilat janë alternativat për Kosovën? S’ka alternativa serioze. Rrjedhimisht, rruga e vetme mbetet afrimi me BE-në për aq sa është e mundshme, përfitimi ku është e mundshme, përvetësimi i atyre vlerave dhe rregullave europerëndimore që e bëjnë Kosovën shtet funksional. Gjithsesi kjo rrugë do të ishte më e mirë se besimi vetëmashtrues se mund të kalërohet ende kali i cofët i anëtarësimit në BE.

►Bisedimet me Serbinë:zhvillimet e viteve të fundit, me ç’rast Kosova, përmes presidentit të saj, dha sinjale se mund të japë territor në shkëmbim të gjoja njohjes nga Serbia, kanë ndikuar që apetitet e Beogradit të rriten. Serbia mund të mos ketë përkrahje direkte për ndarjen e Kosovës, por për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ka mbështetje, fundja këtë plan e ka nënshkruar edhe pala kosovare. Pa marrë parasysh kush do të jetë në pushtet pas 14 shkurtit apo në vitet e ardhshme, këtë gur zor se do e heq nga qafa. Nuk duhet pasur fare pritje se BE do t’i bëjë presion Serbisë për të pranuar Kosovën. Por edhe nëse i bën, Beogradi, duke e ditur se zgjerimi i BE-së vdiq, nuk do të jetë i gatshëm të lëshojë pe. Së paku pa marrë “diçka” nga Kosova. Me hyrjen mendjelehtë në bisedime Kosova është shndërruar në “plaçkë pazari” mes Serbisë dhe BE-së. Qeveria e ardhshme duhet të tregojë zgjuarsi për të krijuar një konsensus të gjerë shoqëror sa i përket qasjes dhe bisedimeve me Serbinë.

►Përqendrimi në punët e shtëpisë:në këtë situatë kur nga BE nuk priten nisma serioze dhe duke pasur parasysh se administrata e presidentit Joe Biden do të jetë e zënë me problemet e rënda të SHBA-ve (pandemia me mbi 300 mijë të vdekur, kriza politike pas dalldisë antishtetërore të trumpistëve), në Kosovë duhet pasur guxim edhe për mendime heretike: si do të ishte po të hiqte dorë Kosova nga bisedimet me Serbinë? 10 vjet bisedime nuk kanë sjellë ndonjë përfitim për Kosovën. Serbia nuk ka lëvizur në çështjen kryesore (pranimi i Kosovës), por duke simuluar bisedimet me Kosovën ka krijuar imazhin e shtetit bashkëpunues dhe për këtë është shpërblyer nga BE me hapjen e negociatave për anëtarësim. Presidenti serb sërish këto ditë e përmendi zhvendosjen e kufijve të Kosovës, një eufemizëm për marrjen e veriut, të cilin Kosova faktikisht nuk e kontrollon. Si do të ishte, pra, po të hiqte dorë Kosova nga bisedimet me Serbinë? Dhe të përqendrohej në zgjidhjen e problemeve të Kosovës. Në zhvillim ekonomik. Në forcim të sundimit të ligjit. Profesionalizim të policisë. Efikasitet të administratës. Reformë të sistemit arsimor dhe gjyqësor. Që nga viti 2010 përherë si arsyetim për stagnimin e Kosovës kastat qeverisëse kanë përmendur bisedimet me Serbinë. Duhet t’u hiqet “Serbia” nga dora politikanëve kosovarë që “bisedimet me Serbinë” i kanë vetëm strategji mbijetese parazitore në jetën politike të Kosovës.

►Raportet me Shqipërinë:pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së re, Kosovës i duhet një rifillim, një update, i marrëdhënieve me Shqipërinë. Vitet e fundit raportet mes politikanëve kanë qenë skandaloze dhe në dëm të të dy vendeve. Ka pasur ndërhyrje të patolerueshme të qeverisë së Tiranës në çështjet e Kosovës, ka pasur një tifozëri për një krah politik në Prishtinë, spine të tmerrshme “mediale”, simulim suksesesh. Nuk kanë munguar as ngacmimet nga Kosova, por edhe sharjet e ndërsjella, polemikat, fjalimet e zjarrta në parlamentet përkatëse. Akuzat kulmuan me kërcënime për hedhje në gjyq. A mund të marrë fund kjo situatë? Po, nëse politikanët në të dy vendet koncentrohen në zgjidhjen e problemeve të vendeve të tyre dhe heqin dorë nga ambiciet “për të bërë politikë” në Tiranë, përkatësisht Prishtinë, pra për t’u përzier në bahçen politike të tjetrit. Nëse do të ketë bashkëpunim aty ku përfitimi është i përbashkët, ky do të ishte një start i mirë. Por, nëse do të vazhdojnë garat se kush është më patriot, gjasat janë të mëdha që Kosova e Shqipëria të bashkohen vetëm në zhurmën e studiove televizive.

►Cilësia e qeverisë:shumëçka do të varet se kush do të bëhet pjesë e qeverisë, jo vetëm cila apo cilat parti, por edhe kush do të jetë ministër e ministre. Model i mirë do të ishte ky: sa më pak ose fare militantë dhe sa më shumë profesionistë që duan të punojnë dhe nuk e kanë obsesion ledhatimin e egos me paraqitje inflacionare në media. S’ka nevojë Kosova as për manekenë politikë, as për starletë që flenë në studio televizive dhe punën me të cilën janë ngarkuar e shohin vetëm si angazhim alternativ. Qeverisja nuk është defilim në amfiteatër me ligjërata të zhurmshme, por vendime që pastaj edhe zbatohen dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve. Le të nisemi nga cilësia e ajrit dhe ujit. Por caku duhet të jetë më i lartë: përmes zbatimit të një ligji për konfiskimin e pasurisë që politikanët kanë krijuar në mënyrë të paligjshme, shumë qytetarëve mund t’u kthehet besimi në shtet. Ky besim është rrënuar. Dhe po rrënohet çdo ditë. Për shembull kur i paprekshmi i partisë së paprekshme, e cila Kosovën dëshiron ta nxjerrë në selamet, thotë: këtu kam blerë tokë për dy grosh, atje për një, andej ia ndihmova pak atij, këndej ia mbajta krahun këtij, atë tokë e kam në emër të tjetërkujt etj. Modeli i fitimit i “patriot”-plaçkitësve të paprekshëm: shpallim një tender për një rrugë, rrugën e çojmë andej ku i kemi blerë apo do t’i blejmë tokat për pesë para, pastaj ia shesim shtetit tokën për 5 ose 55 milionë, me rëndësi milionë. Jo dinarë, jo rubla dhe jo lira, por euro. Të thata. Hyxhym, çlirimtarë. Dhe Zonja Drejtësi jo vetëm që është e verbër, por ia kanë thyer edhe këmbët. Toptan topall ka mbetur. “Mshoj xhanarski, jarani jem”. Kështu ka qenë motoja para disa vitesh në një bisedë telefonike të eksponentëve te partisë së paprekshme. Me këtë moto po hyn në zgjedhje. Sërish. Fasada s’bën punë. Poshtërsia është lakuriq. Bashkë me argatët e saj.

►Gara vazhdon:do të ketë jetë edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Nëse ndokush dyshon tani dhe e humb kontrollin. Të gjithë do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë. Dikush në pushtet, dikush në opozitë. Asgjë e jashtëzakonshme, në fund të fundit, loja e rëndomtë demokratike që mund të përfshijë edhe ndërrimin e pushtetit. Gara për qeverisje përsëritet sa herë bie qeveria ose sa herë e përfundon mandatin (ndonëse kjo e fundit në Kosovë s’ka ndodhur kurrë). Por gara që nisi tash – nuk është gara e fundit. Në vend të sulmeve personale, politikanët le të provojnë pak me argumente, programe dhe ide. Ndoshta i bindin qytetarët. Vrasjet virtuale në ambientin politik dhe publik lehtë mund të përfundojnë në grushtime reale, siç është parë edhe më zi në të kaluarën, fatkeqësisht. Mjafton vetëm pak gjuhë trumpiste përzier me mëlmesa kosovare. Dhe adhurues të gjuhës trumpiste nuk ka pak në ambientin e ndotur publik kosovar. Këta nuk luftojnë për interes publik, por për interesa private. / KOHA

08 Mar 2021, 6:06 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

113,580 Raste
1,956 Vdekje
75,887 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Vetëvendosja marshim në Prishtinë/ Kurti: Le ta bëjmë Kosovën më të barabartë

March 8, 2021
Heshtja fatale e Tiranës në përplasjen me Maqedoninë e Veriut

Heshtja fatale e Tiranës në përplasjen me Maqedoninë e Veriut

March 8, 2021

Kosova ‘nuk merr frymë’ nga virusi! Regjistrohen qindra infektime dhe 6 viktima në 24 orë

March 8, 2021
Evolucioni...

Evolucioni…

March 8, 2021
Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

March 8, 2021
Qeverisja Kurti-Osamani, VV: Kemi prioritet vetingun në drejtësi, nuk marrim parasysh opsionet e qeverisë Hoti

Qeverisja Kurti-Osmani, VV: Kemi prioritet vetingun në drejtësi, nuk marrim parasysh opsionet e qeverisë Hoti

March 8, 2021
Lajmi Tjeter
Sëmundjet të cilat lidhen me gjendjen e vazhdueshme të urisë

Vaksinimi në Shqipëri/ Shehu: Propaganda e pakuptimtë nga qeveria, fsheh dështimin dhe kolapsin e sistemit shëndetësor

Lajmi i Dites

 Lista e zezë e Yuri Kim/ Çanta me euro dhe kërcënime, deputetët dhe ministrat e korruptuar përpëlitje epike për t’u futur në listë nga frika e SPAK

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama prezanton listën e kandidatëve për deputetë

March 8, 2021
Zgjedhjet e 25 prillit/ Edi Rama prezanton objektivin maksimal të PS: Të arrijmë 88 mandate!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Edi Rama prezanton objektivin maksimal të PS: Të arrijmë 88 mandate!

March 8, 2021

Rama nuk kursen lajkat për Gjermenin dhe Hysin: 1000 herë faleminderit nga zemra

March 8, 2021
Ulet numëri i testimeve, bien infektimet e reja, 17 qytetarë humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

Ulet numri i testimeve, bien infektimet e reja, 17 qytetarë humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

March 8, 2021
Tentoi të kapte topin e ngecur në shtyllën elektrike, humb jetën talenti 17-vjeçar

Tentoi të kapte topin e ngecur në shtyllën elektrike, humb jetën talenti 17-vjeçar

March 8, 2021

Shteti fqinj i Shqipërisë shënon mijëra infektime në 24 orë, humbin jetën 39 persona

March 8, 2021

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zbulohet slogani i fushatës elektorale të PS

March 8, 2021
Publikohet lista e 'bandës' së LSI, Meta-Kryemadhi sfidojnë ultimatumin e Yuri Kim: Kandidatët të arrestuar për vrasje dhe dosje në SPAK

Publikohet lista e ‘bandës’ së LSI/ Meta-Kryemadhi sfidojnë ultimatumin e Yuri Kim, kandidatët të arrestuar për vrasje dhe dosje në SPAK

March 8, 2021
Raste pafund dhe penallti e pritur, Vllaznia djeg shansin e artë, Kukësi reziston në Shkodër

Raste pafund dhe penallti e pritur, Vllaznia djeg shansin e artë, Kukësi reziston në Shkodër

March 8, 2021

Vetëvendosja marshim në Prishtinë/ Kurti: Le ta bëjmë Kosovën më të barabartë

March 8, 2021

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 60.6k Fans
  • 108.6k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media