alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

100 “hijet” dhe lufta e ashpër mes tyre! Si po trondit mafia gjeorgjiane Greqinë, përplasje edhe me shqiptarët

15/01/2022, 15:54
ne Bota
A A
Si po e trondit mafia gjeorgjiane Greqinë

Si po e trondit mafia gjeorgjiane Greqinë

Është prag Viti i Ri. Dritat shumëngjyrëshe japin idenë e ditës në në lagjen Moschato në periferi të Athinës. Thuajse asgjë nuk ndodh aty pas orës 22:00 të mbrëmjes dhe askush nuk mund ta kishte parashikuar atë ngjarje të rëndë.


-Lexo edhe:

3 muaj nga lufta në Ukrainë, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

Një “hije” e fshehur në një vend të errët shfaqet para një 41-vjeçari gjeorgjian dhe e qëllon pesë here para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur. “Sotiko” gjendet i vdekur në tokë. Mafia gjeorgjiane sapo ka ekzekutuar një tjetër “kontratë vdekjeje”, këtë herë me viktimën një anëtar famëkeq të saj.

Buletini i Sigurisë së Atikës flet për rreth 100 “fantazma” gjeorgjiane, të cilët vitet e fundit jetojnë dhe lëvizin në Greqi. Disa janë përfshirë aktivisht në organizata kriminale, disa thjesht kanë gjetur “strehë”, punojnë, madje deklarojnë të ardhura në tatimet e Greqisë dhe besojnë se miqtë e tyre të vjetër e kanë harruar ekzistencën e tyre. Fatkeqësisht, nata – dhe më tepër mafia mizore gjeorgjiane – nuk harron.

Kështu u vendos të vritej edhe “Sotiko”, në një ditë simbolike dhe para familjes së tij, duke u thyer një “ligj i pashkruar” sipas të cilit vrasjet nuk kryheshin në sy të grave dhe fëmijëve.

Aktivitetet dhe lufta e vazhdueshme e mafias gjeorgjiane tejkalojnë kufijtë e ngushtë gjeografikë të vendit prej 69 700 kilometrash katrorë, pasi ata janë të përhapur në disa vende të Evropës. Greqia nuk mundi të shpëtonte, me vlerësimet që thonë se rreth 100 “fantazmat” e mafias gjeorgjiane e zgjedhin këtë vend, duke u përpjekur të përfitojnë nga fakti se mund të përzihen me mijëra emigrant të tjerë që kanë shkuar aty pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Mafia gjeorgjiane, sipas hartës së bërë nga oficerët e Sigurimit, është kryesisht aktive në grabitje – vjedhje, grabitje, trafik droge dhe armësh, kazino dhe prostitucion duke u përplasur shpesh edhe me grupet e tjera, siç janë ato greke, bullgare dhe shqiptare, shkruan Abcnews.

Lufta e mafias gjeorgjiane

Grupet mafioze të Tbilisit dhe Kutaisit konsiderohen si më të ashprat në Evropë.

Dy bandat kanë një strukturë të rreptë hierarkike dhe janë të ndara në nëngrupe të drejtuara nga një anëtar i shquar i mafias gjeorgjiane. Ky është një njeri që ka qenë në burg dhe nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me autoritetet apo me ndonjë mafie rivale. Në të njëjtën kohë, ai duhet të ketë dëshmuar përveç besimit dhe aftësitë e tij drejtuese në ilegalitet. Atëherë dhe vetëm atëherë mund të quhet “Vof V Zakone” që do të thotë “Bandit i ligjëruar”.

Termi “Vor V Zakone” është përdorur për herë të parë gjatë sundimit të Josif Stalinit në Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Një periudhë kur “gulagët” famëkeq u mbushën me “banditë”, të cilët më pas u bashkuan si shoqëri për dominimin e tyre brenda burgjeve.

Ligji i pashkruar kërkon që më të fuqishmit “Vor V Zakone” të mos kenë kurrë familje, sepse familja e tyre e vetme është mafia dhe grupi i tyre. Sipas mediave ndërkombëtare, drejtuesi i mafias së Tbilisit është 68-vjeçari Zakhariy Kalashov, i njohur edhe me pseudonimin “Shakro i ri”, ndërsa 70-vjeçari Tariel Oniani është kreu i mafias “Kutaisi”.

Çfarë simbolizojnë tatuazhet?

Një tipar tjetër i mafies gjeorgjiane janë tatuazhet, të cilat simbolizojnë pranimin e një anëtari dhe janë diçka si medalje, kështu që një “bandit i ligjëruar” njihet menjëherë nga anëtarët e botës së krimit.

Për shembull, dy yjet me tetë cepa mbi supe tregojnë se “Vor V Zakone” nuk ka asnjë punë dhe përgjegjësi tjetër mbi supe, përveç grupit që drejton dhe mafies në të cilën ai bën pjesë. Në të njëjtën kohë, të njëjtat yje, të “thyer” në gjunjë, tregojnë se njeriu që i vesh nuk është gjunjëzuar kurrë para asnjë policie, burgu apo shërbimi sekret, përveç mafias.

Megjithatë, tatuazhet nuk janë gjithmonë një titull. Në disa raste, ato simbolizojnë edhe dënimin për një anëtar që ka shkelur ligjet e pashkruara të mafias gjeorgjiane. Për shembull, nëse dikush ka borxhe nga lojërat e fatit që nuk mund t’i shlyejë, stigmatizohet me forcë. Në disa raste, në fakt, dënimi është më i ashpër: nga gjymtimi deri në vrasje!

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kiev, Ukrainë, e premte 25 mars 2022
Bota

3 muaj nga lufta në Ukrainë, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani

22/05/2022, 13:22
Bota

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

22/05/2022, 12:41
Bota

Kremlini klasifikon si “agjent të huaj” kampionin e shahut, Garry Kasparov

22/05/2022, 12:16
Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve
Bota

Biden: Secili duhet të jetë i shqetësuar për linë e majmunëve

22/05/2022, 11:32
Heronjtë e Apokalipsit
Bota

Heronjtë e Apokalipsit

22/05/2022, 10:33
Rusia shpall “non grata” edhe të vdekurit nga SHBA, del lista e përditësuar
Bota

Rusia shpall “non grata” edhe të vdekurit nga SHBA, del lista e përditësuar

22/05/2022, 10:11
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Reçaku, ndërgjegja e vrarë e (pa) drejtësisë

Reçaku, ndërgjegja e vrarë e (pa) drejtësisë

Lajmi i trishtë për Shkodrën dhe futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

Lajmi i trishtë për Shkodrën dhe futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

‘Dosja e 1997-ës’, si u zmbraps Berisha pasi Ministrinë e Mbrojtjes donte t’ia jepte Ballit Kombëtar

‘Dosja e 1997-ës’, si u zmbraps Berisha pasi Ministrinë e Mbrojtjes donte t’ia jepte Ballit Kombëtar

22/05/2022, 13:44

“Presidenti i ri”/ Raundi i dytë drejt dështimit, prishet marrëveshja Balla- Alibeaj

22/05/2022, 13:43
Kiev, Ukrainë, e premte 25 mars 2022

3 muaj nga lufta në Ukrainë, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani

22/05/2022, 13:22
Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

22/05/2022, 13:07

Zgjedhjet e Rithemelimit, Kulluri voton për kreun e ri të PD: Atmosfera është dramatike dhe zhgënjyese

22/05/2022, 12:58

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

22/05/2022, 12:41
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #policiaeshtetit #nuredindumani
  • Për çfarë ia drodhi Babloku, që u zemërua “padishahu”?/ Mbase nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit dhe avionin e linjës “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD. Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit i ka taksur për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #airalbania #babloku #edirama #erdogan #shqiperia #kosova #turkey #ministriaarsimit
  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In