Aktualitet28 Korrik 2022, 10:19

100 vjetori i marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, Yuri Kim: Le të ndriçojmë rrugën e së ardhmes

Shkruar nga Pamfleti
100 vjetori i marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, Yuri Kim: Le

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim përmes  një reagimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Zyrtarja e lartë amerikane thotë se para 100 vitesh u ndez pishtari i marrëdhënieve diplomatike dhe që atë ditë, edhe në ditët më të errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë gjallë pishtarin.

Kim shprehet se tashmë ky pishtar është më i ndritshëm se kurrë dhe do të na ndriçojë rrugën përpara.

“Më 28 korrik 1922 Shqipëria dhe SHBA vendosi marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima mbajnë gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!

Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për ngjarje të veçanta në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100 !’, shkruan ajo.

1/2 On July 28, 1922, ?? & ?? established diplomatic relations. A torch was lit that day. Even through the dark days of dictatorship, brave Albanians keep the ? alive. Today, that torch burns brighter than ever. Let it illuminate our way forward, together, for the next 100 yrs! pic.twitter.com/EuwvTui4vr

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2022

Uncategorized 1 shekull marrëdhënie Shqipëri-SHBA Yuri Kim