Ditën e sotme, aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka bërë publike të gjitha fluturimet që do të kryhen ditën e nesërme. Sipas njoftimit për të shtunën 15 janar 2021 fluturimet janë më së shumti drejt shtetit Italian.
Bëhet me dije se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.