Sport17 Prill 2022, 21:57

11 milion euro në tavolinë, Arsenali tenton transferimin e talentit shqiptar, cilësohet “Mesi i Ballkanit”

Shkruar nga Pamfleti
11 milion euro në tavolinë, Arsenali tenton transferimin e talentit

11 milion euro në tavolinë, Arsenali tenton transferimin e talentit shqiptar, cilësohet “Mesi i Ballkanit”

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat britanike. Sipas raportimeve të fundit, Arsenali po mendon të transferojë një shqiptar për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. 

Anësori është pjesë e Lilës në Francë dhe deri më tani ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, edhe pse vetëm një herë ka qenë titullar. “Daily Star” raporton se Arsenali është gati ta transferojë Zhegrovën për 11 milion euro. 

Vlen të theksohet se Lila e bleu Zhegrovën në janar nga Bazeli për shumën e 7 milion eurove dhe në aspektin financiar për francezët do ishte një lëvizje e mirë. 

Nga ndeshja në ndeshje talenti shqiptar i Kosovës, është duke fituar besimin e plotë të drejtuesve të Lilës, duke joshur edhe ata të Arsenalit, që pritet të futen në negociata në merkaton e verës. Zhegrova është cilësuar si “Mesi i Ballkanit”. 

Sport Arsenal Edon Zhegrova talenti shqiptar