Mëngjesin e 21 Janarit mijëra mbështetës të opozitës ju përgjigjën thirrjes për të dalë në protest. Video e regjistruar nga Dritan Prifti me shefin e tij politik Ilir Meta, e ndezi zjarrin e protestës.
Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës 11 vite, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste.
Nga protesta mbetën të vrarë; Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar.
Padyshim që 21 janari i vitit 2011 është një ndër ngjarjet më të rënda në Shqipëri ndërsa familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi.
Çfarë ndodhi në 21 janar 2011
Demonstrata e 21 Janarit ishte kulmi i një angazhimi të gjatë politik të opozitës së kryesuar nga Edi Rama, e cila që prej vjeshtës së vitit 2009 po vijonte me kauzën kundër qeverisë me moton “Hap kutitë ose largohu!”. Në fillim të janarit 2011 në një emision investigativ u publikua videoja e ish-zv.kryeminstrit Ilir Meta dhe vartësin e tij, të ndjerin Dritan Prifti duke folur për disa koncensione në këmbim të një shumë parash.
Nisur nga kjo video, opozita e kryesuar nga Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë pikërisht më datë 21 janar 201. Demonstrata nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë. Hetimet e atëhershme zbuluan se ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi dhe një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha konfirmoi se të paktën njërën prej vrasjeve e kreu Garda e asaj kohe