Sport11 Maj 2022, 23:46

11 vite pritje, Interi mposht Juven dhe fiton Kupën e Italisë, bardhezinjtë dalin me ‘kocka të thyera’ nga “Olimpico”

Shkruar nga Pamfleti
11 vite pritje, Interi mposht Juven dhe fiton Kupën e Italisë,

11 vite pritje, Interi mposht Juven dhe fiton Kupën e Italisë, bardhezinjtë dalin me ‘kocka të thyera’ nga “Olimpico”

Interi fiton Kupën e Italisë pas 11 vitesh dhe për herë të tetë në histori në një nga finalet më të bukura të viteve të fundit që u mbyll pas 6 golave të shënuar në stadiumin “Olimpico” të tejmbushur për derbin e Italisë. Juventusi del me “kocka të thyera” dhe i revoltuar nga ndeshja që mbyll praktikisht sezonin pa asnjë trofe për bardhezinjtë pas pothuajse një dekade. 

4-2 për zikaltërit me dy penallti të kontestuara gjatë nga Alegri dhe bardhezinjtë, sidomos në 11-metërshin e dytë, atë të shtesës së parë ku De Ligt rrëzoi në zonë De Vraj dhe për kryesorin nuk kishte dyshime. 

Moment vendimtar në finalen e Romës, ku Perisiç shënoi te tretin, pasi më parë ndeshja ishte shënjuar nga Barrela fillimisht dhe Morata e Vlahoviç më pas për t’u rikthyer te penalltia e barazimit 10 minuta nga fundi që e realizoi Çalhanoglu. 

Ndeshja nuk pati më histori pas golit të katërt të Interit, një perlë e Perisiç që kompletoi mbrëmjen magjike të zikaltërve, të cilët duhet të shpresojnë në ndonjë hap fals të Milanit për të tentuar edhe titullin kampion. Kjo ishte finalja e tretë në Kupën e Italisë në formatin derbi mes dy skuadrave, ku dy të parat i kishte fituar Juventusi. 

Sport Inter Juventus Kupa e Italise