Politike28 Nëntor 2022, 10:13

110-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit Shqipëri-Kosovë hapin siparin e festimeve në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
110-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit

Në qytetin e Vlorës ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Të pranishëm janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli, si edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, të pranishëm në ceremoni uruan në këtë vit Jubilar për 110-vjetorin e Pavarësisë.

Kjo ditë festohet jo vetëm në të gjithë vendin, por në mbarë trevat shqiptare e në diasporë.

Një sërë aktivitetesh, me Vlorën si epiqendër, janë programuar të mbahet sot. Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeu dhe atë të Adem Jasharit.

Në mbrëmje, Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një ditë më parë, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Kreu i shtetit vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik, si dhe angazhimin e këngëtares në mbështetje të kauzave sociale.

Vlora është qyteti në qytetin ku më 28 nëntor 1912, Isamil Qemali ngriti flamurin shqiptar duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, po organizohet ceremoni festive për këtë ditë.

Politike #110-vjetori i Pavarësisë krerët e shtetit Shqipëri-Kosovë